Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë protestat:Familjarët kërkojnë lirimin

Vazhdojnë protestat:Familjarët kërkojnë lirimin

22 gusht-“Ne nuk jemi kundërt maqedonasve dhe nuk po kërkojmë ndonjë epërsi ndaj tyre. Ne kërkojmë drejtësi, barazi dhe liri për të gjithë. Jo drejtësi të njëanshme. Drejtësi e cila i imponohet me force gjyqësorit dhe me imponim apo me diktat shpallen aktvendimet. Prandaj ne sot po protestojmë dhe do të vazhdojmë të protestojmë, pavarësisht presioneve dhe shantazheve”, u shpreh Bedri Ajdari, Familjar.

Dhjetëra persona dolën sërish sot në protesta, kundër verdiktit të rastit “Monstra”. Ata u bllokuan sërish nga forcat policore, të cilat ngritën kordon para qendrës “Mavrovasja”, megjithëse protestuesit treguan lejen para përgjegjësit policor, e cila iu garantonte protestimin para objektit të qeverisë. Ish kryetari i PPD-së Nevzat Halili, i cili i ishte bashkëngjitur protestës së sotme, kërkoi rishqyrtim të çështjes, madje nën mbikëqyrjen e mprehtë të institucioneve ndërkombëtare.

“Kjo është një padrejtësi shumë e madhe dhe institucionet ndërkombëtare është dashur që të jenë më vigjilente, më të pranishme në këto procese. Në emër të protestuesve këtu, në emrin tim personal, në emër të demokracisë, të lirisë, barazisë njerëzore, dinjitetit, civilizimit dhe popujve të civilizuar, ftoj të gjitha institucionet ndërkombëtare, ftoj trupin diplomatik, sidomos SHBA-në, Shqipërinë, Kosovën dhe shtetet e tjera dashamirëse, që urgjentisht të ndërpritet burgosja e 6 shqiptarëve të dënuar me burg të përjetshëm, dhe të rifilloj një proces tjetër mbi këtë rast”, deklaroi Nevzat Halili, Protestues.

Familjari Bedri Ajdari tha se në fokus të protestave është shteti i padrejtë, dhe jo bashkëqytetarët maqedonas. Ajdari kërkoi që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë.

“Ne nuk jemi kundërt maqedonasve dhe nuk po kërkojmë ndonjë epërsi ndaj tyre. Ne kërkojmë drejtësi, barazi dhe liri për të gjithë. Jo drejtësi të njëanshme. Drejtësi e cila i imponohet me force gjyqësorit dhe me imponim apo me diktat shpallen aktvendimet. Prandaj ne sot po protestojmë dhe do të vazhdojmë të protestojmë, pavarësisht presioneve dhe shantazheve”, u shpreh Bedri Ajdari, Familjar.

Këshilli Organizativ i protestave kërkoi mbështetje nga Avokati i Popullit, Komiteti i Helsinkit dhe OSBE-ja, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e BE-së si dhe institucionet e tjera ndërkombëtare. Jo vetëm kaq, por Këshilli Organizator thotë se është vënë në kontakt më dëshmitarë të rinj, të cilët janë të gatshëm të dëshmojnë pafajësinë e të burgosurve. Por, ata kërkojnë së pari imunitet. Nga Këshilli Organizativ njoftuan gjithashtu se deri në rigjykimin e procesit protestat çdo të premte nuk do të ndalen.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *