Home / Lajme / Maqedoni / Vijuan protestar kundër rastit Monstra

Vijuan protestar kundër rastit Monstra

1 gusht-Në protestën e sotme morën pjesë edhe familjarët e 6 personave të dënuar për incidentet në protestën e parë kundër rastit “Monstra”. Ata iu bënë apel partive shqiptare të heqin dorë nga përdorja për politikë e djemve të tyre.

Protestat e sotme kundër rastit “Monstra” u ndaluan sërish nga pjesëtarët e policisë, në kufirin tashmë të zakonshëm, para Qendrës Tregtare “Mavrovasja”. Edhe pse kishin marrë lejen e nevojshme nga Ministria e Brendshme që protestat t’i zhvillonin përpara Qeverisë, marshi i protestuesve u ndalua nga forcat speciale. Organizatorët tregonin lejen e shkruar dhe kërkonin shpjegime për kordonin nga përgjegjësit e policisë, por nuk morën ndonjë përgjigje.

“Ky është dokument i paraqitur në mënyrë të rregullt deri te stacioni policor përgjegjës për këtë rajon. Ne kemi leje të shkojmë të protestojmë para Qeverisë. Pengesa është policia, provokimi vjen nga ana e policisë. Jeni të bindur se ne jemi për protesta të qeta, por provokimi është nga pala tjetër. Përgjegjësi nuk mbajmë ne për çdo eventualitet, sepse në mënyrë zyrtare e kemi paraqitur protestën”, tha Bedri Ajdari, Organizator.

Në protestën e sotme morën pjesë edhe familjarët e 6 personave të dënuar për incidentet në protestën e parë kundër rastit “Monstra”. Ata iu bënë apel partive shqiptare të heqin dorë nga përdorja për politikë e djemve të tyre.

“Në emër të Shkupit, i kisha lutur partitë politike, në emër të djemve të Shkupit të mos bëjnë politikë. Edhe ajo në pozitë, edhe ajo në opozitë”, u shpreh Fatmir Abdullahi, familjar.

Organizatorët thonë se tani e tutje do të tentojnë të protestojnë përpara Qeverisë e jo përpara Gjykatës, për shkak se sipas tyre Gjykata kryen vetëm urdhrat e pushtetit.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *