Home / Lajme / Maqedoni / Virusi ebola kërcënim për Ballkanin

Virusi ebola kërcënim për Ballkanin

19 gusht-“Periudha e infeksionit zgjat nga 2 deri në 21 ditë. Sa më e fortë të jetë doza e virusit aq më e shkurtër është kjo periudhë. Simptomat janë temperatureë e lartë, vjellje, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, që herë herë pasohet me hemoragji të jashtme e të brendshem dhe në rastet që shkaktojnë vdekjen, kjo vjen si pasojë e mosfunksionimit të mëlçisë dhe të veshkave.”

Virusi vdekjeprurës ebola që ka përfshirë vendet afrikane tashmë po paraqitet si kërcënim edhe për vendet e Ballkanit.

Mediat e ndryshme në rajon paralajmërojnë se në Kroaci mjekët po mbikqyrin 18 pesona që kanë udhëtuar nga Afrika, pikërisht vendet ku është përhapur ky virus. Bëhet fjalë për 17 marinarë dhe punëtorë të platformave të naftës që ishin angazhuar në Nigeri si dhe një ushtarë që ishte pjesë e misionit të OKB-së në Liberi.

Në Serbi rreth 6 persona janë nën mbikqyrje dhe se ata më shumë se 21 ditë po qëndrojnë në klinikat infective. Bëhet fjalë për serb që kishin punuar në Nigeri, Gabon, Republikën Jugoafrikane dhe Mozambik.

Në Maqedoni deri tani nuk ka asnjë rast të lajmëruar apo që po mbikqyret, por banorët e disa vendbanimeve kufitare kanë alarmuar se emigrantët afrikan që po qarkullojnë brenda zonave të tyre mund të përbëjnë rrezik për përhapjen e këtij virusi. Banorët e fshatit Llojan që shtrihet në kufirin verior, dhe ku si destinacion përdoret nga emigrantët afrikan që shkojn drejt perëndimit, kanë shprehur shqetësime se ata janë nën kërcënim për mundësinë e infektimeve. Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit dhe bllokimin e kësaj zone. Ndërkohë, në pikat kufitare dhe aeroportet e vendit ka kontrolle të posaçme të shtetasve të huaj që dyshohet se vijnë nga shtetet afrikane.

Edhe në Shqipëri dhe Kosovë, dikasteret e shëndetësisë dhe të institucioneve të tjera kanë theksuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë dhe kontrollit dhe se nuk rrezikohen nga virusi ebola.

Organizata Botërore e Shëndetsisë dhe zyrtarë lokalë po marrin masa për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje, që shkakton vdekje të shpejtë dhe për të cilën nuk ka as trajtim dhe as kurë. yrtarët e shëndetit publik janë në dijeni të 5 formave të virusit Ebola, disa më vdekjeprurëse se të tjerët. Tariq Jasarevic është zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetsisë.

“Periudha e infeksionit zgjat nga 2 deri në 21 ditë. Sa më e fortë të jetë doza e virusit aq më e shkurtër është kjo periudhë. Simptomat janë temperatureë e lartë, vjellje, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, që herë herë pasohet me hemoragji të jashtme e të brendshem dhe në rastet që shkaktojnë vdekjen, kjo vjen si pasojë e mosfunksionimit të mëlçisë dhe të veshkave.”

Shkencëtarët nuk e dinë ende origjinën natyrale të virusit.

“Ende mendojmë se virusi transmetohet mes kafshëve, ka të ngjarë mes shpendëve ose majmunëve e shimpanzeve. Gjuetarët, që shkojnë në pyje dhe vrasin kafshë, hanë mishin e tyre dhe infektohen. Dhe pikërisht këtu virusi hyn tek njerzit dhe transmetohet mes njerzve.”

Ekspertët dyshojnë se para se virusi Ebola të prekë njerëzit, ai jeton tek majmuni dhe lakuriqi i natës. Ky virus deri tani po përhapet stuhishëm në vendet afrikane, ku janë regjistruar qindra viktima

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *