Home / Lajme / Maqedoni / Vogëlushit protestues i burgosuri në rastin ‘Monstra’ ia fali veshjen kombëtare

Vogëlushit protestues i burgosuri në rastin ‘Monstra’ ia fali veshjen kombëtare

09 Gusht – Sami Luta nipit të tij veshjen kombëtare ia bleu kur u martua. Me çka, nipi i tij këtë veshje nga daja (Samiu) nuk e heq asnjëherë nga malli për të

Njëri ndër vogëlushët që protestoi dje në Shkup ishte edhe nipi i Sami Lutës, të burgosurit me burg të përjetshëm në rastin ‘Monstra’.

Nga familjarët e Lutës Almakos mëson se veshja kombëtare shqiptare me të cilat ka protestuar vogëlushi, Samiu ia ka blerë për dasmën e tij. Me çka, nipi i tij këtë veshje nga daja (Samiu) nuk e heq asnjëherë nga malli për të.

Në një çast gjatë ditës së djeshme vogëlushi i është afruar policëve, siç edhe mund ta shikoni në fotot e mëposhtme për të kërkuar lirim e dajës së tij.

Ndryshe, në emisionin Cosmo që transmetohet në KTV, kohë më parë ka folur familjari i Sami Lutës, i cili tha Samiu është arrestuar në ditë gëzimi nga policia, teksa po shkonte në një dasëm në Kosovë./Almakos

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *