Home / Lajme / Maqedoni / Vrasësit të dyfishtë nga Vevçani 30 ditë paraburgim

Vrasësit të dyfishtë nga Vevçani 30 ditë paraburgim

Strugë, 16 Gusht – Stacioni i policisë në Strugë ka ngritur kallëzim penal për veprën e kryer penale “vrasje” ndaj Z.S. (56) nga Vevçani dhe i ka shqiptuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë.

I pandehuri veprën penale e ka kryer më 13 gusht rreth orës 21.30 minuta në lokalin “Pjaca” në Vevçan, pasi është afruar nga ana lindore e lokalit, ka nxjerrë armën e tij të markës “Crvena zastava” të kalibrit 7.65 mm të cilën e posedonte legalisht, dhe ka shtënë në drejtim të një tavoline ku kanë qenë ulur katër persona.

Nga plagët e marra në Spitalin e qytetit në Strugë kanë ndërruar jetë Vlado P. (43) dhe Mate Gj. (23), që të dy nga Vevçani, ndërsa dy persona të tjerë poashtu nga Vevçani kanë marrë plagë; njëri G.K (33), në dorën e majtë dhe menjëherë është transportuar në Spitalin për ortopedi në Ohër, ndërsa Ilija P. (29) për shkak të plagëve në pjesën abdomenale, është operuar në Spitalin e qytetit në Strugë.

Pasi e ka braktisur vendin e krimit, Z.S. ka shkuar në shtëpinë e tij dhe pas pak është arrestuar nga pjesëtarët e policisë.

Në shtëpinë e tij është gjetur edhe arma revolja “Crvena zastava” e kalibrit 7.65, 25 plumba të kalibrit 7.65 dhe 61 plumb të kalibrit 7.64 si dhe një thikë gjuetarësh.

Të gjitha këto janë dorëzuar organeve të specializuara të MPB-së dhe janë dërguar për ekspertizë në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *