Home / Lajme / Botë / Vritet 19-vjeçari shqiptar në Irak Fjalët e tij para betejës së fundit

Vritet 19-vjeçari shqiptar në Irak Fjalët e tij para betejës së fundit

10 gusht-Gjithashtu mësohet se gjatë kësaj kohe 19-vjeçari është njohur me emrin Musab, ndërsa po kështu, mësohet se ai ka qenë mjaft aktiv edhe në internet duke publikuar thuajse përditë lajme nga lufta apo edhe citate dhe video nga skenat e betejave të ndryshme ku merrte pjesë.

“Ne jemi kërkues të shehidllëkut, nuk kujdesemi për jetën e kësaj bote, sepse ajo është e mangët dhe e lirë, synimi jonë është jeta e përhershme”. Me një shqipe të kulluar që do ta kishin zili bashkëmoshatarët e tij, 19-vjeçari Patriot Matoshi, ka hedhur këto fjalë në profilin e tij në Facebook para se të përfshihej në betejën e tij të fundit në Irakun e largët.

Pas kësaj shokët e tij, bashkëluftëtarë me të kanë njoftuar se 19-vjeçari: “ka rënë shehid”.

Matoshi, i cili ka studiuar në Medresenë “Alauddin” iu ishte bashkuar luftëtarëve shqiptarë fillimisht në Siri para disa muajsh, ndërkohë bëhet e ditur se ka pasur një kohë aktive duke marrë pjesë në shumë aksione.

Gjithashtu mësohet se gjatë kësaj kohe 19-vjeçari është njohur me emrin Musab, ndërsa po kështu, mësohet se ai ka qenë mjaft aktiv edhe në internet duke publikuar thuajse përditë lajme nga lufta apo edhe citate dhe video nga skenat e betejave të ndryshme ku merrte pjesë.

Bashkëluftëtarët me të bëjnë të ditur se ai është vrarë me një plumb snajperi në fytyrë vetëm pak minuta para se të bashkohej me ta për të kryer ritin e faljes së drekës./Shqiptarja/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *