Home / Lajme / Maqedoni / Wilson organizon kampin GLOW

Wilson organizon kampin GLOW

8 gusht-Për çdo vit, ky kamp vizitohet nga Ambasadori Paul D. Wohlers i cili edhe këtë rradhë erdhi në kampusin e shkollës Wilson, përshëndeti të gjitha pjesëmarrëset dhe u informua me mbarëvajtjen e punës së kampit me të gjitha aktivitetet e parapara.

Edhe këtë vit, Shkolla Woodroë Wilson është fituese dhe nikoqire e projektit Camp GLOË për herë të tretë me rradhë. GLOw është kamp multietnik për lidership për vajza të moshës 14 deri në 18, i dizajnuar të promovoj vetëbesim, miqësi dhe participim në komunitet përmes aktivitete edukuese formale dhe joformale. Për çdo vit, ky kamp vizitohet nga Ambasadori Paul D. Wohlers i cili edhe këtë rradhë erdhi në kampusin e shkollës Wilson, përshëndeti të gjitha pjesëmarrëset dhe u informua me mbarëvajtjen e punës së kampit me të gjitha aktivitetet e parapara. Subjektet e aktiviteteve përfshijnë: vullnetarizëm, lidership, të shprehurit artistik, studime mbi femrat dhe shëndetin e tyre, dhe shumë lojëra interaktive që përforcojnë natyrën e punës në grup. Çdo vit, mbi 80 kampiste ndahen në grupe me prejardhje të ndryshme dhe marrin pjesë në orë mësimi, ushqehen, luajnë dhe ndajnë bashkë dhomat e konviktit të shkollës Wilson. Kampi udhëhiqet nga vullnetaret e Peace Corps dhe përkrahet nga ambasada amerikane në Maqedoni. Në Maqedoni, ky kamp filloi me punë në vitin 2000 nga anëtarët e Peace Corps dhe që nga ky vit numri i pjesëmarrëseve ka arritur mbi 1000.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *