Home / Lajme / Maqedoni / Zjarrfikësit revoltohen kundër vendimit për shkurtimin e pagave në Tetovë (VIDEO)

Zjarrfikësit revoltohen kundër vendimit për shkurtimin e pagave në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 18 Gusht – Të pakënaqur nga ky vendim i komunës së Tetovës, ata kërkojnë takim dhe sqarim nga kryetarja e komunës Teuta Arifi.

Rreth 70 zjarrfikës nga njësia territorial në Tetovë kanë protestuar sot për shkak të shkurtimit të pagës mujore duke filluar nga muaji janar, njofton Televizioni Koha.

Paga mujore e zjarrfikësve që nga janari është më i ulët për rreth pesë mijë denar. Të pakënaqur nga ky vendim i komunës së Tetovës, ata kërkojnë takim dhe sqarim nga kryetarja e komunës Teuta Arifi.

Nga komuna përmes një komunikate thonë se vendimi është ligjor dhe është marrë me qëllim të stabilizimit financiar të institucioneve. Si arsye tjetër ata theksojnë edhe harmonizimin e pagave të punonjësve të administratës dhe raportin e Entit shtetëror për revizion.

“Në lidhje me shprehjen e pakënaqësisë së sotme të Njësisë territoriale kundër zjarrit dëshirojmë të njoftojmë opinionin që vendimi për të harmonizuar pagesat e punonjësve të administratës së komunës është sjellë në mënyrë ligjore dhe është i bazuar në raportin e Entit shtetëror për revizion të vitit 2009, 2011 dhe 2014.
“Natyrisht që ne respektojmë të punësuarit tanë dhe jemi duke biseduar me ta për kërkesat që i kanë parashtruar mirëpo dëshirojmë të ritheksojmë edhe një herë që udhëheqja e re e komunës së Tetovës ka trashëguar borxh në vlerë prej 8 milion euro ose 492 milion denarë, shumë kjo që paraqet 30 përqind e buxhetit vjetor të komunës.
Po ashtu ne kemi trashëguar edhe një fenomen mbi punësimi në administratën e komunës, gjë që ka rënduar dukshëm funksionimin normal të institucionit dhe dhënien e shërbimeve që ajo ua ofron qytetarëve. Për të stabilizuar financiarisht institucionin deri tani përveç harmonizimit të pagave të administratës komunale kemi reviduar planin e furnizimeve publike, kemi bërë revizionin e kontratave të dëmshme për komunën dhe kemi punuar në drejtim të zvogëlimit të shpenzimeve të komunës në projektimin e buxhetit për vitin 2014, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë buxhet është paraparë edhe shkurtimi i shpenzimeve në programin e Kryetarit për rreth 50 përqind, ndërsa kjo pjesë e mjeteve është planifikuar në programin për Manifestime kulturore dhe krijimtari dhe programin Sport dhe rekreacion.
Të gjitha vendimet dhe masat që i kemi ndërmarrë deri tani kanë për qëllim minimizimin e shpenzimeve dhe stabilizimin financiar të institucionit me qëllim të sigurimit të ardhmërisë më të mirë financiare të komunës, realizimin e projekteve zhvillimore dhe plotësimit të detyrimeve ligjore të komunës ndaj qytetarëve të Tetovës”, theksohet në kumtesën e komunës së Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Paraprakisht komuna e Tetovës shkurtoi pagat edhe të administratorëve komunal. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *