Home / Sport / Zyrtare: Shkëndija ndahet me Ferençina-n

Zyrtare: Shkëndija ndahet me Ferençina-n

31 gusht- Përkundër disa dështimeve, kryesia tregoi durim për stafin teknik, duke shpresuar që situata të përmirësohet, mirëpo gjithçka ka marë fund pas disfatës së fundit 3:2 nga Rabotniçki. Drejtuesit e klubit në një takim urgjent kanë analizuar situatën, duke sjellë përfundim se Ferençina nuk mund në këtë moment të ndryshojë gjerat pozitivisht.

Roy Ferençina nuk është më trajner i Shkëndijës. Drejtuesit e klubit dhe tekniku kroat kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin pas serisë së rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta. Shkëndija këtë sezon ka ambicie të mëdha, mirëpo fillimi i sezonit aspak nuk solli paraqitje të cilat klubin do ta numëronin në mesin e kandidatëve për titullin e kampionit. Përkundër disa dështimeve, kryesia tregoi durim për stafin teknik, duke shpresuar që situata të përmirësohet, mirëpo gjithçka ka marë fund pas disfatës së fundit 3:2 nga Rabotniçki. Drejtuesit e klubit në një takim urgjent kanë analizuar situatën, duke sjellë përfundim se Ferençina nuk mund në këtë moment të ndryshojë gjerat pozitivisht. Kjo i është thënë edhe vetë Ferençina-s i cili është pajtuar me situatën dhe ka pranuar që të ndërpritet bashkëpunimi. Bashkë me Ferençina-n, marëveshja e punës i është ndërpreprë edhe asistentit të tij Pavo Crnac. Ndërkohë drejtuesit e klubit janë vënë në kërkim të një trajneri të ri, kualitativ dhe autoritativ, konform ambicieve të Shkëndijës. Deri në emërimin e trajnerit të ri, skuadra do të udhëhiqet nga ndihmës trajneri Jeton Beqiri. –

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *