Home / Lajme / Maqedoni / 10 të dyshuar të tjerë për protestat kundër ‘Monstra’ (VIDEO)

10 të dyshuar të tjerë për protestat kundër ‘Monstra’ (VIDEO)

Shkup, 24 Shtator – Prokuroria themelore ka ngritur padi penale ndaj dhjetë personave për pjesëmarrje në protestën kundër rastit ‘Monstra’ që u mbajt më 4 korrik të këtij viti.

Prokuroria dorëzoi në gjykatë lëndën për dhjetë personat E.V, V.B, F.N, I.M, R.M, F.N, S.I, N.Xh, B.R dhe R.I, nën dyshimin se kanë qenë pjesë e numrit më të madh të njerëzve të cilët kanë marrë pjesë në trazirat për Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe Shkupi 2.

Më 30 korrik për veprën e njëjtë, gjykata dënoi me nga 3 vjet gjashtë protestues tjerë Arian Rexhepin, Muharem Bardhin, Adem Abdullain, Enur Iljazin, Muharrem Isain dhe Rami Buçin, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë, Rexhep Bislimi dhe Fadil Zekiri ishin lënë të lirë. Gjykatë kishte vendosur që gjashtë të dënuarit, përveç vuajtjes së dënimit me burg duhet të paguajnë edhe dëmin material ndaj gjykatave, që është vlerësuar 26 mijë euro.

Ndërkohë 4 nga të dënuarit për rastin ‘Monstra’ që gjenden në burgjet e Maqedonisë, tashmë një javë kanë hyrë në grevë urie, për shkak se ende nuk është zyrtarizuar aktvendimi përfundimtar i Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Familjarët njoftojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e përkeqësuar. Avokatët e të akuzuarve kanë informuar Këshillin Gjyqësor, Ministrinë e Drejtësisë dhe Gjykatën Themelore Shkupi 1, për vendimin e të burgosurve dhe presin që Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësorë të detyrojnë gjykatësin që ta shkruajë Aktvendimin, pasi kanë kaluar 23 ditë nga afati i fundit gjyqësor që është 60 dit. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *