Home / Lajme / Maqedoni / 18 vjeçarja nga Dobërdolli bie nga ballkoni duke biseduar në telefon (VIDEO)

18 vjeçarja nga Dobërdolli bie nga ballkoni duke biseduar në telefon (VIDEO)

Gostivar, 23 Shtator – Gjersa ka qenë duke folur në telfon, 18 vjeçarja me inicialet A.H. nga fshati Dobërdoll, ka rënë nga ballkoni i katit të parë të shtëpisë, i cili nuk ka qenë me rrethojë mbrojtëse.

18 vjeçarja me inicialet A.H. më pas është dërguar në njësinë e urgjencës të Spitalit të Gostivarit, por për shkak të lëndimeve serioze, është dërguar në Klinikat e Shkupit.

Nga Policia e Gostivarit njoftuan se rasti ka ndodhur rreth orës 23 kurse në Spital pacientja ka arritur në ora 23 e 30 minuta.

“ Për shkak të arsyeve ende të pa konfirmuara, ajo ka humbur baraspeshën duke rënë në oborr të shtëpisë”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.

Pas paraqitjes së rastit, policia ka dal në vendngjarje dhe ka kryer ekspertizën e nevojshme. Janë duke u shqyrtuar rrethanat rreth lëndimit të saj.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *