Home / Lajme / Maqedoni / 29 mijë qytetarë, duan ti shlyejnë borxhet (VIDEO)

29 mijë qytetarë, duan ti shlyejnë borxhet (VIDEO)

Shkup, 17 Shtator – Mbi 29.000 qytetarë janë paraqitur për shlyerje të borxheve. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski vlerëson se projekti po zhvillohet shkëlqyeshëm.

” Shkëlqyeshëm po ecë projekti. Deri më tani kemi mbi 29 mijë kërkesa nga qytetarët dhe përafërsisht jemi diku nga mesi i periudhës që është për aplikim. Qytetarët masovisht janë paraqitur “, thotë ministri Stavreski, transmeton Televizioni Koha.

Dorëzimi i kërkesave për shlyerje të borxheve filloi më 18 gusht, ndërsa afati përfundimtar është 13 tetori deri në orën 16:30.

” Pres se si po afrohet afati përfundimtar edhe të gjithë të tjerët t’i grumbullojnë dokumentet që janë themelore dhe t’i vizitojnë qendrat për punë sociale de në këtë mënyrë do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe këtë mundësi që në mënyrë të njëfishtë t’u shlyhen borxhet marrësve të ndihmës sociale, të papunëve dhe personave që kanë pasur raste vdekjeje ose invaliditet në familje dhe për këtë arsye nuk munden t’i pauajnë obligimet”, shtoi Stavreski, transmeton Televizioni Koha.

Përmes kësaj mase të Qeverisë, do të shlyhen borxhe të krijuara përfundimisht me 31 dhjetorin e vitit 2013, ndërsa në bazë të energjisë elektrike të harxhuar, energjisë ngrohëse, për kartela kreditore, tejkalime të llogarive transaksionale dhe kredi harxhuese, si dhe borxhe për taksë radiodifuzive. Borxhet duhet të jenë të papaguara më gjatë se një vit dhe për to të ketë filluar procedurë për pagesë.

Qytetarët duhet t’i dorëzojnë kërkesat në qendrat për punë sociale në vendet në të cilat jetojnë ose në ato më të afërta të vendbanimit, në afat prej 30 ditësh nga publikimi i thirrjes nga ana e Ministrisë, ndërsa për pranim të saj do të vendosë komision i posaçëm.Nevojitet të plotësohet kërkesë në një formular të posaçëm dhe të futen të dhënat kryesore, si dhe ajo se për çfarë lloj të borxhit bëhet fjalë. Me vete qytetarët duhet të kenë letërnjoftim dhe letërnjoftimin e bashkëshortes ose bashkëshortit. Ata do të duhet të nënshkruajnë deklaratë me të cilët do të japin pajtueshmëri që institucionet shtetërore të mundem përmes detyrës zyrtare t’i furnizojnë të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme nga institucionet shtetërore me qëllim që procedura të jetë më e thjeshtë për qytetarët dhe të mos shkojnë nëpër sportele që ta sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm, transmeton Televizioni Koha.

E gjithë procedura prë shlyerje të borxheve për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve pritet të përfundojë deri në nëntor, ndërsa vlerësohet se do të përfshihen midis 50.000 dhe 100.000 qytetarë, që madje, varet nga ajo se sa persona do të paraqiten. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *