Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Bojkoti i mësimit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet

Ademi: Bojkoti i mësimit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet

25 shtator-Ademi theksoi se meqë tani për tani nuk dihet nëse do të zhvillohet greva dhe sa do të jetë ai numër, por se ligji lejon për punë urgjente dhe të paanulueshme, themeluesi respektivisht ministria dhe komunat të angazhojnë arsimtarë që të mos ketë ndërprerje në procesin arsimor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abilaqim Ademi i vlerësoi si në kundështim me ligjin dhe Kushtetutën e shtetit, thirrjet e kryetarit të SASHK-ut deri te pjesëmarrësit që ta bojkotojnë mësimin të hënën për kur SASHK paralajmëroi grevë të anëtarëve të saj. Ademi e deklaroi këtë pas përfundimit të solemnitetit për hapjen e Seminarit të tetë ndërkombëtar të albanologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
“Unë jam i tmerruar nga thirrja e kryetarit të SASHK-ut, i cili u bëri thirrje nxënësve të hënën të mos shkojnë në shkollë. Jam i tmerruar sepse kjo është shkelje e ashpër e Kushtetutës dhe ligjeve. Nuk është kompetencë e SASHK-ut që t’i ftojë nxënësit të mos shkojnë në shkollë. SASHK mund të merret vetëm me anëtarësinë e saj. Pikërisht për këtë mendoj se kjo është shkelje e ashpër e Kushtetutës dhe ligjeve dhe i bëj thirrje kryetarit të SASHK-ut që t’i kryejë kompetencat e saj dhe të mos përzihet në procesin arsimor. Gjithashtu u bëj thirrje prindërve dhe nxënësve wë të vazhdojnë të skojnë në shkollë sepse themeluesit ministria dhe komunat do të mundësojnë kushte për zhvillim të papenguar të procesit arsimor”, tha Ademi.
Ai i hodhi poshtë si të pasakta pohimet se nga ana e ministrisë janë kryer presione mbi të punësuarit në institucionet arsimore që të mos marrin pjesë në grevë.
Ademi theksoi se meqë tani për tani nuk dihet nëse do të zhvillohet greva dhe sa do të jetë ai numër, por se ligji lejon për punë urgjente dhe të paanulueshme, themeluesi respektivisht ministria dhe komunat të angazhojnë arsimtarë që të mos ketë ndërprerje në procesin arsimor.
Deri në këtë moment SASHK nuk ka inicuar takim me ministrit për gjendjen dhe shkaqet e grevës.
“Unë kisha takim me SASHK-në, por siç kam thënë disa herë qasja e tyre ishte e papranueshme me shantazhe dhe ligje atëherë në rastin me profesorët nga universiteti i Shtipit dhe ky problem u zgjidh nuk kuadër të ligjeve dhe që atëherë u thash se kjo nuk është rrugë për dialog social me institucionet shtetërore, ndërsa kërkesat e tyre mund të shqyrtohen vetëm në takim të përbashkët”, deklaroi Ademi.
Në lidhje me mungesën e librave të caktuara, ministri Ademi tha se bëhet fjalë për disa libra për lëndë të reja për klasën e tretë dhe kjo për sasi më të madhe, por edhe se në marrëveshje me botuesin të gjitha librat do të dërgohen deri te shkollat deri në fund të këtij muaji.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *