Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: KS-ja me Flora Kadriun si serial spanjoll

Ademi: KS-ja me Flora Kadriun si serial spanjoll

30 shtator – Kujtojmë Gjorge Ivanovin se situata e sigurisë nuk është shfaqje teatrale dhe serial spanjoll që të emërojë njerëz pa legjitimitet dhe jo kompetent.

“Me këtë vendim doli në shesh Marrëveshja për koalicion dhe përkrahjen e kandidatit jo-konsensual. Kjo u realizua me vonesë, prandaj incidenti i inskenuar në Parlament nga PDSH-ja ishte me qëllim që të bëj presion që kjo edhe të realizohet. Jemi të bindur që PDSH pas kësaj do të kthehet në Parlament, sepse realizoi qëllimin e saj dhe dëshmon që nuk u shërben interesave kombëtare, por atyre partiake dhe grupore. Kujtojmë Gjorge Ivanovin se situata e sigurisë nuk është shfaqje teatrale dhe serial spanjoll që të emërojë njerëz pa legjitimitet dhe jo kompetent. Vardisja e ulët e Flora Kadriut në fushatën zgjedhore u tregua se ishte për qëllime personale”, deklaroi Abdilaqim Ademi, BDI.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *