Home / Lajme / Maqedoni / Afër 100.000 nënshkrime kundër hidrocentralit Fusha e Llukovës

Afër 100.000 nënshkrime kundër hidrocentralit Fusha e Llukovës

Shkup, 09 Shtator – 97.804 qytetarë kanë nënshkruar peticionin për mbrojtje të njërit prej parqeve nacionale më të vjetra në Evropë dhe shtëpi e rrëqebullit të Ballkanit, Mavrova, ka kumtuar sot Koaliconi “Ekologjia – Prioritet!”.

Ky peticion elektronik ka dalë nga rezoluta e Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtje të Natyrës (IUCN) dhe përkrahja e mbi 100 ekspertëve eminent dhe shkencëtarë të cilët ishin njëzëri në qëndrimin e tyre se në parkun nacional Mavrovë nuk ka vend për projekte hidroenergjetike.

“97.804 qytetarë kërkuan nga Banka Botërore dhe EBOR të anulojnë financimit të dy projekteve hidroenergjetike Fusha e Llukovës dhe Ura e Boshkut. Ata kanë dërguar porosi njëzëri deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë të heq dorë nga qëllimi për realizim të dy projekteve hidroenergjetike”, thonë organizatorët, të cilët kanë dërguar edhe letër deri tek kryeministri Nikolla Gruevski.

Peticioni elektronik ka filluar që nga 9 prilli i këtij viti, ndërsa përkrahje ka pasur mundësi të jepet deri më datë 5 shtatorë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *