Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti për Komandant Lalën:Humbëm njeriun e guximshëm

Ahmeti për Komandant Lalën:Humbëm njeriun e guximshëm

Mahiu ishte pjesë e vazhdimësie së rezistencës kombëtare, Mahiu nuk ishte se ndodhi aty për aty, ai ishte i organizuar që në rininë e tij të hershme në radhët e lëvzijes kombëtare dhe me dinjitet kreu atë amanet, atë betim të cilin ai e kishte bërë bashkë me veprimtarët e vet në Shipkovicë, Tetovë dhe në Malësinë e Sharrit”, tha Ahmeti.

Pas një sulmi në zemër, në Qendrën Klinike të Shkupit ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe njëherësh ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Mahi Halili, i njohur edhe nofkën si ‘Komandant Lala’. Me këtë rast në komunën e Tetovës është mbajtur një mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Mahi Halilit. Fillimisht rreth personalitetit të komandant Lalës ka folur ish komandanti i Batalionit të Brigadës së 112 “Mujdin Aliu”, Hazbi Lika. “Prej momentit kur e takova ai për mua jetoi si një luan, si një mbret i cili ishte në gjendje t`i përgjigjet çdo thirrjes, ishte në gjendje t`i përgjigjet çdo momenti për të sakrifikuar dhe për të flijuar jetën e vet për të mirën e popullit të vet, prandaj kjo gatishmëri na ka mbledhur këtu dhe na ka bërë më të vetëdijshëm për atë që kemi humbur. Sot jemi të vetëdijshëm se një njeri si ai ja vlen të nderrohet dhe të respektohet” tha Lika. Ai theksoi se ka qenë komandant i parë i batalionit të Brigadës 112 Mujdin Aliu dhe si i tillë ai pas vete ka pasur shumë ushtarë që i kanë besuar. Në emër të familjes Halili, fjalim ka mbajtur Arben Halili, i cili tha se kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por për të gjithë.”Preferonte që çdo herë të jetë në ballë të sfidave, të mos largohej nga ajo deri sa të arrinte atë qëllim. Ishte në ballë të shumë betejave dhe të gjitha betejat i fitoi, përveç njërës, betejën me jetën. Rruga e tij jetësore u ndërpre pikërisht në momentin kur ai më shumë mund të jepte për familjen dhe për kombin e tij”, tha Halili. Aty ku duhej guximi, ai vepronte me guxim, aty ku duhej solidaritet ai ishte aty. Kështu tha ish shefi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij, në mbledhjen komemorative kushtuar Mahi Halilit.“Kur duhej guximi demonstronte guxim, kur duheshe urtësia demonstronte urtësinë, kur duheshe solidariteti ai nuk i mungonte. Kur duheshe trimëria tek ai e gjeje.Mahiu ishte pjesë e vazhdimësie së rezistencës kombëtare, Mahiu nuk ishte se ndodhi aty për aty, ai ishte i organizuar që në rininë e tij të hershme në radhët e lëvzijes kombëtare dhe me dinjitet kreu atë amanet, atë betim të cilin ai e kishte bërë bashkë me veprimtarët e vet në Shipkovicë, Tetovë dhe në Malësinë e Sharrit”, tha Ahmeti. Sipas tij, Komandant Lala ka kryet të gjitha obligimet me nder dhe me guxim gjatë luftës së 2001 sepse një pjesë e madhe punëve të shtabit të përgjithshëm janë kryr piëkrisht në vendlindjen e tij në Shipkovicë.Ndryshe Mahi Halili ka lindur në Shipkovicë të Tetovës në vitin 1963 ndërsa që nga rinia e tij ka qenë i kyçur në proceset atdhetare, ku veprimtaria e tij kurorëzohet me luftën çlirimtare të vitit 2001 në Maqedoni, ku ai ka bartur edhe gradën ‘Komandant’.Ai u varros me nderime fetare dhe kombëtare në varrezat e dëshmorëve në Tetovë, ku ishin të pranishmë një numër i madh i familjarëve, ish veteranë të Luftës së 2001-it krerët më të lartë të UÇK-së dhe qytetarë nga vise të ndryshme. Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *