Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti sërish fton PDSH-në në kuvend (VIDEO)

Ahmeti sërish fton PDSH-në në kuvend (VIDEO)

Tetovë, 05 Shtator – Ai theksoi gjithashtu që vendi i deputetëve të Partisë Demokratike Shqiptare është në Kuvend dhe që Kuvendi është vendi ku mund t’i paraqesin shqetësimet e veta si dhe të ofrojnë zgjidhje për problemet e vendit dhe të qytetarëve.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmet në selinë e partisë në Tetovë, i ka pritur në një takim pune Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Zlatko Kramariç, njofton Televizioni Koha.

Siç thuhet në njoftimin e BDI-së, Ahmeti dhe ambasadori kroat diskutuan për situatën aktuale në Maqedoni dhe bashkëpunimin bilateral me Kroacinë, ndryshimet kushtetuese në vend si dhe integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë.

Në takim u konfirmua se Koracia është vend mik dhe përkrahës për rrugëtimin EuroAtlantik të Maqedonisë dhe përkrahës i përpjekjeve integruese të vendit tonë.

Kryetari Ahmeti foli për nevojën e zgjidhjes sa më të shpejtë të çështjes së emrit që njëkohësisht do të kishte hap rrugën për NATO, por edhe do të kishte relaksuar shumë marrëdhëniet ndëretnike dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim inkurajon intensifikim të bisedimeve me fqinjin tonë jugor dhe konsideron që nëpërmjet dialogut do të arrihet kompromisi që do të sjellë zgjidhjen e kontestit”,tha Ahmeti, transmeton Televizioni Koha.

Në lidhje me samitin e NATO-së në Kardif, Ahmeti vlerësoi që aleanca veriatlantike e ka bërë punën e vet qysh në vitin 2008 kur ka ftuar Maqedoninë që t’i bashkangjitet aleatëve, me kusht që të zgjidhet çështja e emrit. Tash, mbetet që Shkupi dhe Athina të gjejnë guxim dhe gjuhë të përbashkët që ta tejkalojnë këtë problem në të mirën e rajonit.

Ai theksoi gjithashtu që vendi i deputetëve të Partisë Demokratike Shqiptare është në Kuvend dhe që Kuvendi është vendi ku mund t’i paraqesin shqetësimet e veta si dhe të ofrojnë zgjidhje për problemet e vendit dhe të qytetarëve. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *