Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takim me delegacionin nga Beneluksi (VIDEO)

Ahmeti takim me delegacionin nga Beneluksi (VIDEO)

Tetovë, 10 Shtator – Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, ka pritur një delegacion të përbërë nga përfaqësues të Ministrive të Punëve të Jashtme të vendeve të Beneluksit – Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut, si dhe Ambasadoret e Holandës dhe Belgjikës në Maqedoni.

Delegacioni përbëhej nga Zonja Daphne Bergsma, Zv. Drejtore e Përgjithshme për Bashkëpunim Evropian në MPJ Holandeze, Zonja Elly-vander Munnik, drejtuese e zyrës për Maqedoninë në MPJ Holandeze, Z. Jean-Arthur Régibeau, Drejtor i përgjithshëm për çështje multilaterale në MPJ të Belgjikës, Z. Gunther Sleeuwagen,
Drejtor në departmentit për Evropën Lindore dhe Jug-Lindore në MPJ të Belgjikës, z. Jean Olinger, Drejtor Gjeneral për çështje politike në MPJ të Luksemburgut, Zonjën Nadia Ernzer, Këshilltare në MPJ të Luksemburgut si dhe Zonjën Anick van Calster, Ambasadore e Belgjikës në Maqedoni dhe Zonjën Marriet Schuurman, Ambasador e Holandës në Maqedoni, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari Ahmeti i uroi mirëseardhje delegacionit të lartë nga Beneluksi si dhe i falëmnderoi mysafirët për interesin e shfaqur për zhvillimet politike dhe shoqërore në Maqedoni.

Mysafirët ishin të interesuar rreth integrimit euroatlantik të Maqedonisë, zgjidhjës së çështjes së emrit, marrëdhëniet ndëretnike, sundimin e ligjit, fenomenin e pjesëmarrjes së individëve nga Ballkani dhe vendet tjera të Evropës në konfliktet në Siri dhe Irak si dhe fushatën diplomatike të Kryetarit Ahmeti në SHBA dhe Evropë.

Kryetari Ahmeti theksoi që marrëdhëniet ndëretnike po tensionohen nga mungesa e angazhimit të drejtpërdrejt për integrim EuroAtlantik nëpërmjet të zgjidhjes së çështjes së emrit. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE do të relakson marrëdhëniet midis dy komuniteteve më të mëdha në vend dhe do të ndikon në mirëbesimin, pajtimin, stabilitetin dhe sigurinë në vend dhe në rajon. Kjo ka qenë edhe synimi kryesor i fushatës diplomatike të kryetarit Ahmeti në kryeqendrat evropiane dhe në SHBA, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari Ahmeti theksoi nevojën për një gjyqësor të drejtë, pa ngarkese dhe transparent, në veçanti në rastin Monstra, ndërsa në lidhje me reformat në drejtim të sundimit të ligjit, lirisë së mediave, luftës kundër korrupsionit, BDI është partnere e komunitetit ndërkombëtar. Të gjitha të arriturat në 12 vitet e fundit janë rezultat i punës së përbashkët me miqtë ndërkombëtar dhe ky bashkëpunim do të vijoj gjer në integrimin e plotë të vendit në BE dhe NATO.
Kryetari Ahmeti gjithashtu njohtoi mysafirët për ndryshimet në Kodin Penal që parashohin sankcione ndaj pjesëmarrësve dhe nxitësve për pjesëmarrje në konfliktet e huaja dhe theksoi që ekstremizmi i çfarëdo lloji nuk ka vend në shoqërinë tonë, transmeton Televizioni Koha.

Në fund, Kryetari Ahmeti përsëriti thirrjen ndaj opozitës që të kthehet në parlament sepse ata janë të zgjedhur që ti përfaqësojnë qytetarët në kuvend dhe aty ti mbrojnë interesat e tyre. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *