Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon përfaqësuesin e OKB për rajon (VIDEO)

Ahmeti takon përfaqësuesin e OKB për rajon (VIDEO)

Tetovë, 23 Shtator – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë Piter Dju, i dërguar i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për Ballkan,Bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet në rajon, situatën politike në vend dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kryetari Ahmeti i cilësoi marrëdhëniet institucionale me Kosovën dhe Shqipërinë si të shkëlqyera dhe theksoi që komunikimi midis autoriteteve të vendeve tona është në nivel.

Ahmeti u ndal pikërisht në rolin e OKB dhe të ndërmjetësit Metju Nimic për zgjidhjen e kontestit midis Maqedonisë dhe Greqisë mbi emrin e vendit tonë. Ky problem po e mban Shkupin larg Brukselit dhe ka ngulfatur perspektivën tonë EuroAtlantike gjë që po nxit pakënaqësi dhe dëshpërim tek qytetarët tanë.

Ahmeti nënvizoi nevojën për aktivitet më të theksuar dhe të shpeshtuar të OKBsë sepse problemi zgjidhet vetëm me qasje proaktive dhe intenzive, andaj dhe luti Dju që t’ia përcjell këto vështrime edhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB.

Njëkohësisht, Kryetari Ahmeti foli edhe për nevojën e rritjes së gatishmërisë në Shkup dhe Athinë për dialog të mirëfilltë që do të mundësonte anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ndërsa më pas, procesi për integrim në Bashkimin Evropian do të vijojë sipas përmushjes së kritereve.

Ahmeti dhe Dju folën edhe për rastin Monstra me ç’rast u përsërit kërkesa për transparencë dhe kredibilitet të procesit si dhe mbikqyrje ndërkombëtare të procedurave dhe dëshmive.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *