Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Vizita e Papës, mirënjohje për bashkëjetesën fetare

Ahmeti: Vizita e Papës, mirënjohje për bashkëjetesën fetare

Tetovë, 21 Shtator – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përshëndetur vizitën e Atit të Shenjtë, kreut të Kishës Katolike, Papa Françeskut, në Shqipëri.

Në kumtesën për medie, zoti Ahmeti vlerëson se vizita e Atit të Shenjtë është e para në Evropë që nga zgjedhja në krye të Kishës Katolike.

“Vizita e sotme e Papa Françeskos në Tiranë është shprehje e mirënjohjes së mbarë njerëzimit për bashkëjetesën ndërfetare të shqiptarëve ndër shekuj si virtyt i shquar i kombit tonë që sot duhet të shërbejë si model për tejkalim të mosmarrëveshjeve fetare në botë, por edhe si urë lidhëse midis Krishterimit dhe Islamit”, thuhet në kumtesë.

Ahmeti thotë se “kjo bashkëjetesë nuk është e rastësishme për një popull të lashtë, gjiri i të cilit i fali botës të lumen Nëna Terezë, shkupjanen Gonxhe Bojaxhiu, që u ngrit në simbol të humanizmit dhe dashurisë ndërnjerëzore, përtej besimeve fetare”.

“Ardhja e Papa Françeskos në Shqipëri është mirënjohje edhe për kombin shqiptar dhe kontribuon në promovimin e Shqipërisë në mënyrë të shkëlqyer pasi që sot, e gjithë bota, nëpërmjet të gjitha mediave më të mëdha botërore, ka drejtuar sytë në Tiranë dhe mëson për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thotë Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *