Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Zgjidhja e emrit përshpejton anëtarësimin në NATO

Ahmeti:Zgjidhja e emrit përshpejton anëtarësimin në NATO

2 shtator-“Për Maqedoninë nuk ka nevojë nga organizimi i Samitit të ri të NATO-s për shkak se Maqedonia ka ftesë të hapur për anëtarësim që varet nga ngjarjet mes neve dhe Greqisë rreth çështjes për emrin. Ne duhet sa më shpejt që bashkërisht të punojmë me bashkësinë ndërkombëtare për zgjidhjen e këtij problemi dhe Gjermania ka rol të rëndësishëm në pajtimin mes neve dhe Greqisë”, tha Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti të martën në selinë partiake në Tetovë u takua me Ernst Rajhel, përfaqësues i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor. “Në takimin e sotëm e përshëndeta Samitin në Berlin të organizuar nga Qeveria e Gjermanisë, si dhe aktivitetet e MPJ-së së këtij vendi dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për interesin e tyre për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të inkurajuar nga ky aktivitet i Gjermanisë, e cila ka për qëllim që vendi ynë dhe rajoni që sa më shpejt të bëhen pjesë e Evropës së bashkuar. Biseduam edhe për marrëdhëniet ndëretnike si çështje shumë e rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në vendin tonë. Ne intensivisht punojmë për avancimin e këtyre marrëdhënieve, por edhe veçanërisht avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella mes dy bashkësive më të mëdha të shqiptarëve dhe maqedonasve, si njëra nga bazat nga të cilat varet ardhmëria e vendit tonë. Biseduam edhe për reformat në gjyqësi, pavarësinë e mediave dhe lirinë e të shprehurit”, tha Ahmeti. Vizita e Rajhelit vjen vetëm disa ditë pas konferencës që u mbajt të enjten e kaluar në Berlin, kushtuar pikërisht për Ballkanin Perëndimor. “Në një konferencë aq të madhe nuk mundet intesivisht të bisedohet vetëm për vendin tuaj dhe për këtë erdha këtu. Në bisedimet e mia edhe në Shkup, dhe në Tetovë përfshimë tri tema të rëndësishme – marrëdhëniet ndëretnike, afrimin e vendit tuaj drejt BE-së dhe marrëdhëniet në vend për këtë çështje, si dhe çështjen për emrin. Edhe në Shkup edhe në Tetovë patëm bisedime të sinqerta dhe intensive në këto tema të cilat u zhvilluan në frymë miqësore që është njëra ndër më karakteristiket e politikës sonë të jashtme”, deklaroi Rajhel. Rreth mundësisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Samitin e ardhshëm, Ahmeti theksoi se ajo mbetet prioritet i lartë i BDI-së si përfitim për paqen, stabilitetin dhe rritjen e ekonomike të shtetit dhe se BDI vazhdon të punojë që ky moment të ndodhë sa është e mundur më shpejt. Megjithatë, sipas Ahmetit, në Samitin e ardhshëm të NATO-s prioritet do të jenë gjendja në Ukrainë dhe çështje të tjera botërore. “Për Maqedoninë nuk ka nevojë nga organizimi i Samitit të ri të NATO-s për shkak se Maqedonia ka ftesë të hapur për anëtarësim që varet nga ngjarjet mes neve dhe Greqisë rreth çështjes për emrin. Ne duhet sa më shpejt që bashkërisht të punojmë me bashkësinë ndërkombëtare për zgjidhjen e këtij problemi dhe Gjermania ka rol të rëndësishëm në pajtimin mes neve dhe Greqisë”, tha Ahmeti. (U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *