Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i rëndë në rrugën Shkup – Veles, pëson familja kosovare

Aksident i rëndë në rrugën Shkup – Veles, pëson familja kosovare

Shkup, 16 Shtator – Një familje katër anëtarëshe ka pësuar rëndë në një aksident të hënën pasdite në autostradën Shkup – Veles.

Aksidenti ndodhi kur janë përplasur dy makina, “Mercedes Benz” me targa të Velesit dhe makina tjetër “Golf” me targa të Kosovës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të Katllanovës, ku në gjendje më të rëndë është gruaja 31 vjeçare nga Kavadarci, ndërsa më pak të plagosur janë bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët.

Lëndime të rënda kanë pësuar edhe gruaja dhe dy fëmijët e saj, shtetas të Kosovës.

Aksidenti ndodhi kur janë përplasur drejpërdrejt dy makinat.

Dëshmitarët kanë theksuar se makina me targat e Kosovës po lëvizte në drejtimin e kundërt të autostradës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *