Home / Lajme / Maqedoni / Aksident në rrugën Manastir – Kërçovë plagosen pesë turistë turq

Aksident në rrugën Manastir – Kërçovë plagosen pesë turistë turq

Pesë turistë nga Turqia janë plagosur sot si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në rrugën magjistrale Manastir – Kërçovë.

Aksidenti ka ndodhur kur autobusi me targa të Turqisë është përplasur me një kamion me targa të Maqedonisë.

Në këtë aksident që ndodhi rreth orës 14.00 rezultojnë të plagosur pesë turistë turq që ishin në autobus.

Ata menjëherë janë dërguar në spital. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Zhvan në zonën e Manastirit.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *