Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor arestohen 5 shtetas nga Shkupi dhe 28 emigrant mes tyre 1 i plagosur

Aksion policor arestohen 5 shtetas nga Shkupi dhe 28 emigrant mes tyre 1 i plagosur

Strumicë, 08 Shtator – Mbrëm rreth orës 22 në rrugën Strumicë – Radovish policia ka arestuar pesë persona të cilët po ndihmonin migrantët ilegal, si dhe 28 nënshtetas të huaj të cilët kanë hyrë ilegalisht në Maqedoni.

Policia mbrëmë ka realizuar një aksion të madh për të zbuluar një grup kriminal nga Shkupi të cilët bartnin me automjete emigrantë të paligjshëm.

Nga aksioni policor janë arrestuar 5 persona nga Shkupi të dyshuar të cilët merreshin me kontrabandën dhe transportin e 28 emigrantëve të paligjshëm nga kufiri jugor me Greqinë, në veri të Republikës së Serbisë. Emigrantët ishin me origjinë nga Somalia, Siria dhe Pakistani. Midis tyre kishte gjashtë të mitur të moshës 5-13 vjet, njoftoi sot në Ministria e Brendshme.

Mbrëmë rreth orës 22 në rrugën Strumicë – Radovish, policia ka tentuar ti ndalojë pesë automjete të pasagjerëve, duke përfshirë një “BMW” dy automjete të tipit “Audi”, dhe një “Golf”, të gjitha me targa të Shkupit, si dhe një automjet tjetër për të cilin është ende duke u kërkuar, raporton Televizioni Koha.

Policia me qëllim që ta paralajmëroj shoferin e njërës makinë ka gjuajtur me armë zjarri në ajër, por automjeti ka refuzuar të ndalet, atëherë policia ka gjuajtur në drejtim të makinës duke plagosur një emigrant i cili ishte në bagazhin e makinës. Emigranti është transferuar në spital ku edhe po mjekohet.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme, një automjet u braktis dhe u la në gjysmë milje nga incidenti, dy automjete kanë pasur përplasje një të përbashkët në afërsi të kontrollit të ardhshëm policor, një automjet u ndalua nga policia, dhe i pesti i shpëtoi policisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *