Home / Lajme / Maqedoni / Aksioni i (pa)suksesshëm kundër shitësve në rrugë (VIDEO)

Aksioni i (pa)suksesshëm kundër shitësve në rrugë (VIDEO)

Tetovë, 23 Shtator – Inspektoriati komunal i Tetovës në bashkëpunim me polcinë e Tetovës sot kanë tentuarë të largojnë shitësit që ndodhen në rrugën Boris Kidriç, transmeton Televizioni Koha.

Ky aksion nga inspektoriati komunal i asistuarë edhe nga policia e Tetovës doli i (pa)suksesshëm pasi që shumica e shitësve e lanë mallin e tyre në rrugë dhe u larguan nga vendi. Njëri nga shitësit i cili nuk ishte larguar për Televizionin Koha thotë se kjo nuk është e drejtë, pasi që ata nuk kanë vend dhe janë vetëm për një kohë të shkurtër aty, ata thonë se dënimet e tyre janë nga 50 deri në 300euro.

Edhe kalimtarët u dalin në krahë shitësve duke thën se komuna e Tetovës dhe policia së pari duhet të merrën me gjëra tjera e jo me shitësit të cilët sigurojnë kafshatën e gojës nga kjo punë.

Nga komuna e Tetovës thonë të kundërtën sipas tyre ky aksion është realizuar me sukses.

“ Akcioni për largimin e tezgave nga sipërfaqja përreth tregut të gjelbër është kryer në bashkpunim me inspektoratin e tregut dhe policinë e Tetovës. Qëllimi i këtij akcioni është çlirimi i hapësirave publike nga uzurpimi jo ligjor i tyre. Inspektorati i komunës gjatë këtij akcioni ka shqiptuar gjoba dhe ka ndarë vendime për largim të tezgave dhe pajisjeve tjera për keqpërdoruesit e hapësirës publike. Ekipi i Televizionit Koha ishte në vendin e ngjarjes dhe se sa i suksesshëm ishte aksioni dhe au larguan shitësit nga rrugët pamjet flasin vetë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *