Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti uron vitin shkollor për nxënësit

Ali Ahmeti uron vitin shkollor për nxënësit

1 shtator-“Ftoj të gjithë dashamirët e arsimit shqip në Maqedoni që tek ne të shohin një shtyllë të fuqishme mbështetëse për promovimin e shoqërisë së dijes dhe ti bashkangjiten vendosmërisë tonë për arsim cilësor, thuhet në telegram urimin e kreut të BDI-së Ali Ahmeti.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014-2015, kam nderin e veçant që të shpreh përgëzime më të përzemërta për të gjithë nxënësit dhe punonjësit e arsimit në Republikën e Maqedonisë me urata të sinqerta për një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor.

Arsimi është prioritet i veprimtarisë tonë të përditshmë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së procesit edukativo-arsimor si dhe të infrastrukturës së nevojshme për t’ju mundësuar nxënësve dhe mësimdhënësve kushte optimale për zhvillimin e mësimit dhe përfitimin e dijës dhe edukatës.

Mësimdhënia është profesion i shenjtë dhe me vete mbart përgjegjësi për të ardhmën e një kombi të tërë, andaj dhe përkushtimi jonë për ta ndihmuar mësuesinë nuk do të mungojë, por përkundrazi është vënë në shkallën më të lartë të prioriteteve tona.

Ftoj të gjithë dashamirët e arsimit shqip në Maqedoni që tek ne të shohin një shtyllë të fuqishme mbështetëse për promovimin e shoqërisë së dijes dhe ti bashkangjiten vendosmërisë tonë për arsim cilësor, thuhet në telegram urimin e kreut të BDI-së Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *