Home / Lajme / Botë / Amerika nderon sot edhe tre shqiptarët që humbën jetën më 11 shtator

Amerika nderon sot edhe tre shqiptarët që humbën jetën më 11 shtator

Trembëdhjetë vjet pas sulmeve terroriste më 11 shtator 2001 rreth 3.000 jetë amerikane nuk janë më.

Përgjegjës për ato sulme, dhe gishti gjithnjë qëndron ndaj Al Kaedës, e cila sot mbas 13 vjetëve është një hije e vetvetes, thonë analistët amerikanë.

Por kjo nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara mund të përballojë lehtë, humbjen dhe dhimbjen që ka lënë pas, 9/11, duke pasur parasysh një mori të kërcënimeve të tanishme të gatshme për të marrë flamurin e terrorizmit ndërkombëtar si në Siri dhe Irak.

Pas këtij sulmi me kamikaz edhe SHBA ka goditur bërthamën e al Kaedës, duke vrarë organizatorin e këtyre sulmeve Osama bin Laden në Pakistan në vitin 2011 dhe mbajtjen e një serë operacione të tjera ushtarake në të gjithë Azinë Lindore.

Shtetet e Bashkuara janë më të sigurta dhe më të fortë, pas 9/11janë më të gatshme dhe vigjilente të përballen me atë që disa analistë thonë se janë “më të rrezikshme dhe kërcënime nga më të ndryshmet se sa në të kaluarën” .

Sot kudo në të gjithë territorin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkujtohet 13-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Në ndërkohë që ora shënon 8:46 të gjitha Kambanat e Kishave, sirenat e anijeve, dhe trenave, do të bien në respekt e nderim të viktimave, kurse nxënësit e shkollave në heshtje do të qëndrojnë duke nderuar viktimat e këtij sulmi makabwr.

Amerika nderon sot edhe tre shqiptarët që humbën jetën në 11 shtator

Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj ishin ndër 2.752 viktimat që u vranë në sulmin terrorist të 11 shtatorit të 2001 në Nju Jork.

Janë edhe këta tre emrat që shënohen në pllakën përkujtimore, por edhe që konsiderohen si heronjtë e Amerikës dhe pjesë e historisë së saj, njofton agjencia e lajmeve Ina.

Ata janë emrat që lexohen në këtë ceremoni vjetore për çdo 11 shtator – duke u përkujtuar nga mijëra amerikanët që mblidhen pranë vendit të ashtuquajtur tani Ground Zero në Nju Jork për të përkujtuar 13 vjetorin e kësaj tragjedie.

Në ceremonialin përkujtimore për çdo vjet në lokalitetin afër dy ish-kullave binjake janë tubuar edhe qindra shqiptarë nga trojet e ndryshme, për të ndarë dhembjen dhe për të qenë përkrahë Amerikës.

Pra të kujtuar me dhimbje dhe krenari të gjithë ata që vdiqën më 11 shtator 2001, përfshirë më shumë se 400 punëtorë të shpëtimit.

Midis tyre ishin 343 zjarrfikës dhe 60 oficerë policie nga Nju Jorku dhe Autoriteti Portual. Emrat e tyre janë të simbolizuar në pllaka përkujtimore në shtabet e zjarrfikësve të qyteti, në stacionet e policisë, dhe në përmendore të ngritura në mjedise të bukura në të gjithë qytetin.

“Nuk ka tragjedi më të madhe në jetën e këtij qyteti. 11 shtatori 2001 e ka goditur qytetin tonë aq shumë, sa që ky qytet nuk ka parë ndonjëherë në tërë historinë e tij”, thotë ish kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Rudi Xhuliani ish kryetar bashkie në ato momente tragjike që përjetojë qyteti ynë.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *