Home / Sport / Amerikanët ‘bamborduan’ Serbinë edhe në basketboll

Amerikanët ‘bamborduan’ Serbinë edhe në basketboll

Rezultati ka qenë i thellë dhe se pas provokimeve të basketbollistëve serb, amerikanët vazhdimisht kanë mbajtur epërsinë e thellë duke përfunduar ndeshja me 129: 92.

Basketbollistët amerikanë janë shpallur kampionë bote, pas fitores bindëse ndaj Serbisë, në finalen e Kampionatit Botëror të Basketbollit që u mbajt në Madrid.

Rezultati ka qenë i thellë dhe se pas provokimeve të basketbollistëve serb, amerikanët vazhdimisht kanë mbajtur epërsinë e thellë duke përfunduar ndeshja me 129: 92. Amerikanët kanë mbajtur epërsinë duke “bombarduar” serbët me një varg treshesh të shënuara.

Tek amerikanët më shumë pikë ka shënuar Kajri Irving me 26 pikë, 23 James Harden dhe nga 12 Tompson dhe Farid. Ndërsa tek serbët më shumë pika ka shënuar Bjelica dhe Kalinic me nga 18 pikë. Kjo është një humbje e thellë për Serbinë, por mediat serbe e kanë vlerësuar finalen si fitore serbe dhe se amerikanët janë quajtur “jashtëtokësor”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *