Home / Lajme / Maqedoni / Analistët: BDI-ja t’i japë fund politikës mashtruese (VIDEO)

Analistët: BDI-ja t’i japë fund politikës mashtruese (VIDEO)

Tetovë, 23 Shtator – Qëndrimi i BDI-së ndaj reagimit të Ministrisë së Jashtme kundrejt amerikanëve, sipas analistëve është strategji e partisë së Ahmetit për t’iu shmangur përgjegjësisë që bie gjithashtu edhe ndaj integristëve, pjesëmarrës në Qeveri.

Xhelal Neziri në një intervistë për Televizionin Koha vlerëson se BDI-ja duhet t’i japë fund politikës së manipulimit të opinionin dhe të fillojë veprimin dhe ndikimin brenda institucioneve.

“Është një strategji dhe një politikë që BDI-ja e bën tërë kohës, por që në thelb është politikë mashtruese. Fatkeqësisht kjo politikë, viteve të kaluara e deri në zgjedhjet e fundit, ka pasur sukses dhe mendoj që ka ardhur koha që t’i thuhet “stop”. Të mbahet përgjegjësi për dështimet, të adresohet meritori për sukseset. BDI-ja dëshiron të na bind se në një autobus dykatësh ku BDI është në katin e dytë e VMRO-ja në katin e parë, kati i parë shkon drejt Moskës kati i dytë shkon drejt Brukselit”, u shpreh Xhelal Neziri, analist, transmeton Televizioni Koha.

Nga ana tjetër, sipas Zoran Ivanov, BDI-ja kundërshton VMRO-në vetëm për të ruajtur simpatinë para amerikanëve. Për të gjitha çështjet e tjera, sipas Ivanovit të dy partitë veprojnë mjaft të koordinuara.

“BDI-ja sillet si të jetë VMRO DPMNE-ja, sikur e ka përvetësuar doktrinën e qeverisjes. Por, kur bëhet fjalë për amerikanët, për shqiptarët e rajonit nuk ka pasur asnjëherë dilemë, sepse Amerika çdoherë ka qenë partnere e çështjes dhe lëvizjes shqiptare, nevojës shqiptare për konstituimin e shteteve, si shembulli i Kosovës, përfshirja e Shqipërisë në politikën e SHBA-ve përmes NATO-s etj”, tha Zoran Ivanov, analist, transmeton Televizioni Koha.

BDI-ja e quajti infantile reagimin e djeshëm të Ministrisë së Jashtme, pas deklaratës së ambasadorit të emëruar Xhes Bejli i cili tha se në Maqedoni jetojnë sllavë dhe shqiptarë, pa përmendur termin “maqedonas”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *