Home / Lajme / Maqedoni / Analiza mjekësore: Nuk ka Ebola në Maqedoni

Analiza mjekësore: Nuk ka Ebola në Maqedoni

Shkup, 8 shtator – Nuk ka virus Ebola në Maqedoni. Mjekja Snezhana Stojkovska nga Klinika Infektive ka njoftuar se virusi nuk është gjendur te tre studentët nga Nigeria të cilit ishin shtruan në klinikë pasi kishin ethe.

“Njëri prej studentve është ndaluar në spital për trajtim për një problem endemik, ndërsa dy të tjerët janë liruar”, ka thënë ajo.

Shërbimet Kompetente Shëndetësore në aeroportin “Aleksandri i Madh”, dy ditë më parë patën izoluar në karantinë dy persona nga Nigeria, për shkak të rritjes së temperaturës dhe kishin simptoma që ndërlidhen me Ebola. Të dy janë studentë në Universitetin e Teknologjisë së Informacionit “Shën Apostol Pavle” në Ohër.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *