Home / Lajme / Maqedoni / Andov: Ti dëgjonim shqiptarët, s’do kishte luftë në 2001 (VIDEO)

Andov: Ti dëgjonim shqiptarët, s’do kishte luftë në 2001 (VIDEO)

Shkup, 06 Shtator – Sipas tij, në Komisionin e ekspertëve që e kishin përpiluar Kushtetutën nuk ka pasur asnjë shqiptarë, por ata kanë marrë pjesë në Komisionin Kushtetues Parlamentar.

Maqedonisë nuk do ti kishte ndodhur 2001-shi nëse do të pranoheshin të paktën një pjesë e kërkesave të shqiptarëve gjatë miratimit të Kushtetutës së vitit 1991. Ky është qëndrimi i presidentit të parë të Parlamentit pluralist të Maqedonisë Stojan Andov, dhënë në një intervistë për edicionin e fundjavës së gazetës “VEST”.

Sipas tij, në Komisionin e ekspertëve që e kishin përpiluar Kushtetutën nuk ka pasur asnjë shqiptarë, por ata kanë marrë pjesë në Komisionin Kushtetues Parlamentar.

“Edhe në Komisionin Kushtetues në seancat morën pjesë deputetët shqiptarë, dhe atë mjaft me sukses, shumë saktë shpjegonin, dhe atë që shpjegonin, po të kishim forcë ta pranonim, nuk do ta kishim 2001-shin. Sepse në vitin 1989, me ndryshimet në Kushtetutë, me disa ligje që u miratuan më vonë, disa të drejta të caktuara të Kushtetutës të vitit 1974 u shkurtuan për shqiptarët. Dhe tek të gjitha pakicat kudo në botë, në qoftë se të drejtat e fituara shkurtohen, ajo për ata është e papranueshme”, tha Stojan Andov, kryetar i parë i Parlamentit të Maqedonisë.

Në mbledhjen ku është votuar Kushtetuta, Andov kujton se deputetët shqiptarë nuk votuan. Hamendje të madhe ka pasur edhe tek deputetët e VMRO-DPMNE-së, por përveç tre të përmbajtur të tjerët e mbështetën miratimin e aktit të shtetit. Sipas Andovit Kushtetuta e vitit 1991 i ka shkurtuar të drejtat e fituara të shqiptarëve në krahasim me Kushtetutën e vitit 1974. Përfaqësuesit politik të shqiptarëve në vitin 1991 kanë kërkuar të drejta më të mëdha se ato të vitit 1974, por sipas kryetarit të parë të parlamentit, do të kënaqeshin edhe me vendim- të rivendosen të drejtat e kushtetutës jugosllave, të asaj të vitit 1974.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *