Home / Lajme / Rajon / Arresohet pastaj lirohet imami Shefqet Krasniqi (VIDEO)

Arresohet pastaj lirohet imami Shefqet Krasniqi (VIDEO)

Prishtinë, 04 Shtator – Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit kurse pas bisedës informative ai është liruar.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, sipas të cilës është shoqëruar një person i dyshuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

“Si rezultat i vazhdimit të hetimeve, në ndërlidhje me operacionet policore të realizuara kohë më parë, sot me datën në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ka ndërmarrë një operacion për zbatimin e urdhërkontrollit në dhjetë (10) lokalitete, duke përfshirë rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Gjilanit, Pejës dhe Prizrenit. Ky operacion policor ka rezultuar me shoqërimin e një personi të dyshuar me inicialet (Sh. K.) nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” sipas nenit 147 të KPK-së. Gjatë zbatimit të urdhërkontrolleve janë bastisur dhjetë (10) lokalitete, prej tyre dy (2) OJQ, një (1) shtëpi private dhe shtatë (7) konvikte banimi, si dhe është duke vazhduar intervistimi i disa personave që ndërlidhen me këto lokalitete”, thuhet në një njoftim të policisë.

Njësitet relevante policore në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar dëshmi si pajisje elektronike dhe materiale të ndryshme që ndërlidhen me veprën penale. Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi është liruar pasi që ishte kaluar disa orë në intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndryshe, në muajin gusht, policia ka arrestuar mbi 40 persona, nën dyshimet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, përkrah organizatave të shpallura terroriste, Shteti Islamik dhe Al-Nusra, si dhe nën dyshime të tjera që lidhen me radikalizmin fetar. Për ta ka dyshime se kanë marrë pjesë ose po tentonin t’i bashkoheshin grupeve terroriste islamike, si ISIS e Al Nusra, në Siri e Irak.Kosova është në prag të miratimit të një ligji i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *