Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen 17 shtetas të Shqipërisë në Zhelinë (VIDEO)

Arrestohen 17 shtetas të Shqipërisë në Zhelinë (VIDEO)

Tetovë, 24 shtator – Policia e qendrës rajonale për çështje kufitare Veri, qendra për kriminalitet ndërkufitar, migrim, të huaj dhe readmisim, dhe Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë në orët e hershme të mëngjesit të ditës së mërkurë kanë kryer kontrolle në shtëpinë e 77 vjeçarit Q.N në Zhelinë.

“Gjatë bastisjes në 4 dhoma janë gjetur 17 shtetas të Shqipërisë të cilët kanë qëndruar aty. 16 prej tyre kanë pasur dokumente personale, ndërsa një nuk ka pasur asnjë lloj dokumenti. Të gjithë këta persona kanë hyrë në vend legalisht por kanë punuar në mënyrë ilegale pasi nuk kanë pasur të rregulluar dokumentet për punë. Shtetasit e Shqipërisë prej 19 deri 53 vjeç janë dërguar dhe mbajtur në stacionin policor në Tetovë ndërsa më pas do të dorëzohen në qendër për kriminalitet ndërkufitar, migrim, të huaj dhe readmisim për procedurë të mëtutjeshme”, njofton Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Janë zbardhur gjitha detajet rreth këtij rasti pas cka do të ketë padi adekuate si dhe do të depërtohen në shtetin e tyre amë. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *