Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet 26 vjeçari nga Zhelina (VIDEO)

Arrestohet 26 vjeçari nga Zhelina (VIDEO)

Tetovë, 30 Shtator – Nga sektori për punë të brendëshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar 26 vjeçarin nga Zhelina i dënuar për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë së përgjithshme dhe pengim të zyrtarëve në kryerjen e detyrave zyrtare”, transmeton Televizioni Koha.

Pjesëtarë të policisë nga stacioni në Grupçin të hënën rreth orës 15 e 20 minuta kanë privuar nga liria Xh.B 26 vjeçar nga Zhelina është i dënuar me vuajtje të dënimit me një vjet burg për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë së përgjithshme dhe pengim të zyrtarëve në kryerjen e detyrave zyrtare”. Pas arrestimit ai është dërguar në burgun e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

– Hajnat vjedhin stoli ari

Vijojnë vjedhjet në banesa në qytetin e Tetovës. Vjedhja e radhës është rregjistruar gjatë ditës së hënën ku persona të pa njohur në rrethana akoma të pandriçuara kanë kryer vjedhje në banesën e 65 vjeçarit V.Z në rrugën “Vidoja Smilevski Bato” në Tetovë. Hajnat pas bastisjes së plotë të banesës kanë marrë stoli të ndryshme ari kurse dëmi i përgjithshëm sipas pronarit është llogaritur rreth 60 mijë denarë, njofton policia e Tetovës. Është kryer hetim dhe janë marrë aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit si dhe kapjen e autorëve, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *