Home / Lajme / Maqedoni / Avokati Raufi demanton:Keto pretendime nuk jane te verteta

Avokati Raufi demanton:Keto pretendime nuk jane te verteta

27 Shtator –
“Kjo ndejë është bërë më 31 dhjetor 2013, në orën 5 pasdite. Nuk ka lidhje me ‘Monstrën’, për shkak se është para vendimit, i cili është marrë me 30 gusht 2014

Shkup, 27 shtator – Një shkrim i publikuar në portale është shoqëruar nga një video ku shihet avokati i rastit “Monstra”, Naser Raufi në një restorant me valltare orientale.

Në disa media maqedonase ishte komentuar se ky festim ishte organizuar nga anëtarë të VMRO-DPMNE-së, edhe për të ‘festuar” vendimin e marrë në rastin e të dënuarve në rastin “Monstra”.

Por, avokati Raufi ka sqaruar për “Zhurnal”, se këto pretendime nuk janë fare të vërteta.

“Kjo ndejë është bërë më 31 dhjetor 2013, në orën 5 pasdite. Nuk ka lidhje me ‘Monstrën’, për shkak se është para vendimit, i cili është marrë me 30 gusht 2014. Kjo po keqpërdoret, nuk e di prej kujt. Në video janë disa shokë që s’kanë lidhje me parti. Ata janë njerëz që i kam fqinj një ‘Topanska'”, ka thënë avokati Raufi.

Në media ishte publikuar lajmi në të cilin pretendohej se “sponsorë” të partisë në pushtet i jepnin para avokatit për t’i vendosur në belin e valltares që luante ‘qyqek”.

Në shkrim pretendohej se ndeja u organizua nga Dega e VMRO-DPMNE në Butel, në një cafe bar që gjendet 800 metra larg në vijë ajrore nga liqeni i Smilkovit, në saktë në rrugën HO-Shi Min, 10 metra nga stacioni i policisë në Butel, ngjitur me selinë e VMRO-së në Bute

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *