Home / Lajme / Maqedoni / Babai plagos djalin dhe vret bashkfshatarin, bilanci i një gjuetie fatale (VIDO)

Babai plagos djalin dhe vret bashkfshatarin, bilanci i një gjuetie fatale (VIDO)

Manastir, 16 Shtator – Mbrëmë rreth mesnatës në fshatin Mrenoga, komuna Demir Hisar, gjatë gjuetisë, personi M.I. (69 vjeç) me pushkë gjuetie ka shtënë drejt djalit të tij D.I. (40 vjeç) dhe Aleksandar V. (21 vjeç) i cili ndëroi jetë në vendin e ngjarjes.

Mbrëmë rreth mesnatës në fshatin Mrenoga, komuna Demir Hisar, gjatë gjuetisë ka ndodhur një aksident në të cilin një gjuetar e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore, njoftoi SPB Manastir, transmeton Televizioni Koha.

“Gjatë gjuetisë, personi M.I. (69 vjeç) nga fshati Mrenoga, me pushkë gjuetie ka shtënë drejt djalit të tij D.I. (40 vjeç) dhe Aleksandar V. (21 vjeç) të gjithë nga fshati Mrenoga i Demir Hisarit. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë Aleksandar V., ndërsa D.I. ka lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin klinik të Manastirit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *