Home / Sport / Barazon Shkëndjia, Renova mundet nga Horizonti

Barazon Shkëndjia, Renova mundet nga Horizonti

Shkëndija tash për tash mban vendin e pestë me 12 pikë ose ka 6 me pak se Vardari i Shkupit. Renova e Xhepçishtit nga Tetova befasoi për të keq, e cila si vendas u mund me rezultat 3:2 nga Turnovo.

Shkëndija e Tetovës u kthye me një pikë të madhe nga Manastiri, e cila barazoi 0:0 me Pelisterin, në ndeshjen e javës së tetë të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Për ish-futbollistin e mirënjohur nga Kosova, Ardian Kozniku, është ndeshja e dytë e tij si trajner i skuadrës së kuqezinjve, ku ka arritur një fitore (3:0 ndaj Sileksit) dhe barazimi tashmë në Manastir, i cili është treguesi më i mirë se ka ndërtuar një skuadër që do të luftojë për kreun e tabelës.

Shkëndija tash për tash mban vendin e pestë me 12 pikë ose ka 6 me pak se Vardari i Shkupit. Renova e Xhepçishtit nga Tetova befasoi për të keq, e cila si vendas u mund me rezultat 3:2 nga Turnovo. Renova kishte dy futbollistë më shumë në fushë, por as kjo epërsi nuk ishte e mjaftueshme që të paktën ta ndalin një pikë. Mysafirët nga minuta e 64-të ishte pa dy futbollistë, por duket se Renova nuk e kishte ditën e vet dhe pësuan humbje.

Liga e Maqedonisë
Pelisteri-Shkëndija 0:0 (0:0)
Sileksi-Bregalnica 1:1 (1:0)
Teteksi-Metalurg 0:1 (0:0)
Rabotniçki-Vardari 0:2 (0:1)
Renova-Turnovo 2:3 (0:1)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *