Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Emri, Ukraina, Integrimet … (VIDEO)

BDI: Emri, Ukraina, Integrimet … (VIDEO)

Tetovë, 29 shtator – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, foli për Urkaninën, eurointegrimet dhe për kontestin e emrit që përbënte 90 përqind të pres konferencës për shtyp. Gazetarët pritnin në këtë konferencë të preken tema të nxehta politike dhe ekonomike ndërsa kreu I BDI-së nuk u përgjigj në asnjë pyetje.

Konferenca e madhe për shtyp e paralajmëruar ditë më parë e që u mbajt sot në selinë e BDI-së , jo që nuk ishte e madhe por nuk solli asgjë të re qoftë si projekte të realizuara apo plane në të ardhmen. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, foli për Urkaninën, eurointegrimet dhe për kontestin e emrit që përbënte 90 përqind të pres konferencës për shtyp. Gazetarët pritnin në këtë konferencë të preken tema të nxehta politike dhe ekonomike ndërsa kreu I BDI-së nuk u përgjigj në asnjë pyetje.

” Dhe pikërisht Brukseli dhe Washingtoni, BE-ja dhe NATO-ja, janë kryefjala e këtij mandati, duke mos lënë mënjanë as mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik.Por, integrimi EuroAtlantik është një proces i ndërlikuar nga që paraprakisht kërkon zgjidhjen e çështjes së emrit me fqiun tonë jugor, Greqinë.Rrethanat globale dhe rajonale, situata në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme, po vështirësojnë procesin e zgjidhjes nga që fokusi i miqve ndërkombëtar është në këto vatra të krizës.Për këtë, ne angazhohemi për çdo ditë që ta zhbllokojmë këtë proces bashkë me partnerin tonë të koalicionit dhe me komunitetin ndërkombëtar. Me këtë rast, më lejoni të përshëndes vizitat dhe angazhimin e drejtpërdrejt të Sekretarit të Përgjithshëm të NATOsë z. Rasmusen, të Zonjës Viktoria Nuland si dhe të Kancelares gjermane Angjela Merkel”, tha Ahmeti, transmeton Televizioni Koha.

Kurse zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, u fokusua në disa projekte të realizuara por asnjëri prej tyre nuk ishte projekt kapital, por projekte të dorës së dytë që shumica janë në fillim të realizimit kurse disa janë në letër dhe nuk kanë filluar.

“Nuk kanë munguar edhe projektet tjera në infrastrukturën rrugore, si:
-Vazhdimi i ndërtimit të rrugës Opajë-Bellanocë-Stançiq,
-rruga rajonale Likovë-Haraçinë
-Rehabilitimi i aksit rrugor Haracinë-Umindoll –Kumanovë,
-Rehabilitimi i rrugës në hyrje të Kërçovës,
-Asfaltimi i aksit rrugor Vaksincë-Llojanë
-Asfaltimi i rrugës nëf. Oktis- Veleshtë, në Komunën e Strugës dhe të aksit.Aksirrugorë Radoshtë-Kalishtë si dhe shumë projekte tjera që për hir të kohës nuk do ti përmendi”, tha Xhaferi, transmeton Televizioni Koha.

Si duket raportin e plotë për 100 ditët e qeverisë VMRO-BDI, opinioni më i gjërë mund ta shohë në spotet promotive të partisë maqedonase në pushtet të cilët këto ditë po emitohen në mediumet elektronike. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *