Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre (VIDEO)

BDI: Qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre (VIDEO)

Tetovë, 12 Shtator – Vullneti i vetëm që mund ta përcakton këtë legjitimitet dhe pjesëmarrjen e një subjekti politik në Qeveri është vullneti i sovranit i shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike.

Pas publikimit të lajmit në disa mediumE elektronike se nëse ministri i BDI-së në ministrinë e arsimit do të ndryshoj emrat e tre shkollave në Çair, kryeministri Gruevski do ta larojë BDI-në nga qeveria, sot BDI ka lëshuarë një komunkatë për mediume në të cilën thuhet, transmeton Televizioni Koha.

“Maqedonia e pas vitit 2001 ka përqafuar realitetin dhe po përforcon karakterin multietnik të shtetit si vlerë e shtuar për stabilitetin e qëndrueshëm të shoqerisë tonë. Kjo nënkupton edhe ndryshim të vlerave të trashëguara të sistemit të njëmendësise dhe përafrim me dëshirat dhe pritjet e komunitetit shumicë në komunat përkatëse. Për ti realizuar këto ndryshime të vlerave të imponuara me dekada të tëra nga një sistem përjashtues për shqiptarët, nevojitet punë e përbashkët e përfaqësuesve legjitim të të dy komuniteteve shumicë në vend. Vullneti i vetëm që mund ta përcakton këtë legjitimitet dhe pjesëmarrjen e një subjekti politik në Qeveri është vullneti i sovranit i shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike.Sa i përket çështjes së emrave të shkollave, Bashkimi Demokratik për Integrim trajton cështjet në mënyre parimore dhe në përputhje me pritjet e qytetarëve, prindërve, nxënësve dhe mësimëdhënësve në shkollat përkatëse, por, asesi për përfitime të ulta politike. Emrat u ndryshuan për arsye se këtë e deshen prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit, e jo dikush tjeter. Ne nuk e kemi mendjen që çdo të hënë t’i ngrejmë tabelat e emrave se kjo nuk do të ketë asnjë vlerë për qytetarët dhe nuk e ndihmon fare procesin edukativo-arsimor”, thuhet në komunikatën e BDI-së. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *