Home / Lajme / Maqedoni / Bejl ambasador i ri amerikan në Maqedoni (VIDEO)

Bejl ambasador i ri amerikan në Maqedoni (VIDEO)

Shkup, 18 Shtator – Ambasadori i ri amerikan në Shkup, Xhes Lipinkot Bejl ka premtuar se do të vazhdojë politikën e mbështetjes së vendit në synimet e tij për integrimet evro-atlantike.

“ Premtoj se do ta shfrytëzoj përvojën time diplomatike që t’i ndihmoj Maqedonisë, e cila angazhohet me Greqinë që të gjej zgjidhje të pranueshme për emrin “, ka thënë ambasadori Xhes Lipinkot Bejli, në seancën para Komitetit për Marrëdhënie të Brendshme të Senatit amerikan, transmeton Televizioni Koha.

Sipas ambasadorit të ri amerikan, zgjidhja e kontestit për emrin do të jetë hapi kyç drejt rritjes së stabilitetit dhe sigurisë në Maqedoni, Ballkan dhe Evropë. Ai shtoi se do të punojë edhe për inkurajimin e të gjitha partive në tejkalimin e ndarjeve etnike.

“ Përderisa Maqedonia zhvillon struktura të forta demokratike, Shtetet e Bashkuara, Unioni Evropian, dhe miq tjerë të Maqedonisë dhe më me rëndësi, shtetasit e saj shprehin brengosje për lirinë e shtypit, pavarësinë e gjyqit dhe transparencën e financave qeveritare”, vlerësoi Bejlli, duke paralajmëruar se do të angazhohet me liderët dhe publikun në vend për zbatimin e reformave të patjetërsueshme, transmeton Televizioni Koha.

Xhes Lipinkot Bejl para emërimit në këtë funksion, ai tre vjet ishte zëvendësambasador amerikan në Turqi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *