Home / Lajme / Maqedoni / Besarta Murtezani shkëlqeu në koncertin e Diplomë (VIDEO)

Besarta Murtezani shkëlqeu në koncertin e Diplomë (VIDEO)

Tetovë, 17 Shtator – Besarta Murtezani mbrëmë ka mbajtur koncertin e diplomimit në solo këndim.

Në amfiteatrin e shkollës Wilson School mbrëmë Besarta Murtezani ka mbajtur koncertin e diplomimit në solo këndim.

Besarta Murtezani para një numri të madh mysafirësh ka prezantuar zërin e sajë duke përfshirë këngë të ndryshme nga periudha të ndryshme kohore.

” Jam munduar të bëjë një program ku do të ketë një laramani të periudhave muzikore muzika nëpër shekuj, që nga atikujteti pastaj në barok, romantizëm e deri në këngët e sotëshme po besoj reagimet e publikut dhe duartrokitjet e tyre e mirëpritën shumë mirë programin, për gjithcka për skenën dhe punët tjera janë kryer nga shkolla Wilson School ” tha Besarta Murtezani, transmeton Televizioni Koha.

Mysafir në këtë mbrëmje ka qenë edhe këngëtari Mustafa Imeri për Televizionin Koha tha se e vlerëson punën e Besartës dhe tha se bashkëpunimi me Besartën do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

” Kjo është një kënaqësi e madhe për mua që morra pjesë në koncertin e diplomimit të Besartës në Solo këndim dhe i urojë sukse shëndet dhe shpresoj ta shohim Besartën në skenat botërore pse jo ” tha Mustafa Imeri, transmeton Televizioni Koha.

Mentori i Besartës ka qenë këngëtari nga Shqipëria Kastriot Tusha, ndërsa në piano e kanë shoqëruar Besartën pianistët Edita Haxhihamza dhe Leutrim Aliu. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *