Home / Lajme / Maqedoni / Bild: Në Maqedoni jetojnë sllavo-maqedonas dhe shqiptarë

Bild: Në Maqedoni jetojnë sllavo-maqedonas dhe shqiptarë

25 shtator-
“Në strukturën e shoqërisë maqedonase ka më shumë se sa vetëm sllavë dhe shqiptarë. Ka turq, romë dhe të tjerë; dhe kjo është një ‘mikro’ mënyrë për pasurinë e Ballkanit, dhe të bashkohet e gjithë kjo popullatë në një të ardhme të përbashkët” , deklaroi Xhes Bejli, ambasador i ardhshëm i SHBA-ve në Maqedoni.

Ende pa u shuar polemikat rreth deklaratës së ambasadorit të ardhshëm amerikan në Shkup Xhes Bejli, identiteti antik maqedonas merr një tjetër shuplakë diplomatike. Kësaj radhe diplomati me përvojë të gjatë në shtetet ballkanike dhe Ministri i Jashtëm suedez Karl Bild, në një shkrim të botuar gjatë muajit korrik të këtij viti thotë se në Maqedoni jetojnë sllavo-maqedonas dhe shqiptarë, duke anashkaluar termin “maqedonas”, si tregues për identitetin. Në blogun e tij zyrtar, diplomati Bild për tensionet ndëretnike në Maqedoni shkruan:

“Ajo që më shqetëson më së shumti për momentin janë zhvillimet në Maqedoni, ku vërehen tensione mes komunitetit sllavo-maqedonas dhe atij shqiptarë. Janë shënuar disa ngjarje të mëdha në Shkup, si kundërpërgjigje ndaj disa vendimeve gjyqësore kohëve të fundit. Vendi është ende jo-stabil në disa aspekte, dhe bllokimi i euro-integrimeve nga Greqia, fatkeqësisht, nuk e ndihmon situatën”.
Bild në shkrimin e tij e përdor emrin kushtetues të Maqedonisë, por në asnjë rast nuk përmend termin “maqedonas” si përcaktues identiteti, njëjtë sikurse diplomati amerikan Xhes Bejli disa ditë më parë.

“Në strukturën e shoqërisë maqedonase ka më shumë se sa vetëm sllavë dhe shqiptarë. Ka turq, romë dhe të tjerë; dhe kjo është një ‘mikro’ mënyrë për pasurinë e Ballkanit, dhe të bashkohet e gjithë kjo popullatë në një të ardhme të përbashkët” , deklaroi Xhes Bejli, ambasador i ardhshëm i SHBA-ve në Maqedoni.

Nëse deklarata e Xhes Bejlit u arsyetua shpejtë si e rastësishme dhe pasojë e keqinformimit, vështirë se diçka e tillë mund të kalojë edhe për Karl Bild. Ministri i Jashtëm suedez ka vizituar shpesh herë Maqedoninë, dhe është njohës shumë i mirë i gjeopolitikës në Ballkan. Ai ka shërbyer si i dërguar special i Bashkimit Evropian në ish Jugosllavi në vitin 1995, dhe në Bosnje prej 1995 deri 1997. Prej vitit 1999 deri në vitin 2001 është emëruar si i dërguar special i Kombeve të Bashkuara për Ballkanin. Deklaratat e tilla të njëpasnjëshme të diplomatëve me peshë ndërkombëtare rreth identiteti të popullit maqedonas, kanë ndezur alarmin e pushtetit në Shkup, i cili vetëm viteve të fundit kishte investuar qindra milionë euro në antikizimin e Shkupit, përmes projektit “Shkupi 2014”. alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *