Home / Lajme / Maqedoni / Buçkovski dënohet me 2 vjet burg

Buçkovski dënohet me 2 vjet burg

3 shtator-Buçkovski akuzohet bashkë me ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të Armatës, Metodija Stamboliski dhe tre të tjerë, të cilët u akuzuan me burgim të njëjtë dhe se ata bashkërisht kishin dëmtuar buxhetin për 2,5 milionë euro.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vlado Buçkovski dënohet me dy vjet burg, për keqpërdorim të buxhetit gjatë kohës kur ishte ministër i mbrojtjes.

Vendimi për dënimin u shqiptua nga Gjykata shkallës së dytë, ajo e Apelit, e cila përfundimisht vendosi mbi aferën e ashtuquajtur “Pjesë të tankeve”, ku Buçkovski në cilësinë e ministrit të mbrojtjes në vitin 2001 kishte bërë porosi të pjesëve rezervë të panevojshme të tankeve.

Gjykata themelore kohë më parë e dënoi me 3,5 vite burg, por ajo e Apelit sot i zvogëloi dënimin në 2 vjet.

Buçkovski akuzohet bashkë me ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të Armatës, Metodija Stamboliski dhe tre të tjerë, të cilët u akuzuan me burgim të njëjtë dhe se ata bashkërisht kishin dëmtuar buxhetin për 2,5 milionë euro.

Buçkovski në vitin 2001 ka qenë ministër i mbrojtjes në qeverinë e shpëtimit gjatë periudhës së konfliktit të 2001, ndërsa të njëjtën detyrë e vazhdoi deri në vitin 2004, ndërsa në vitin 2005 u bë kryeministër i vendit si kuadër i partisë Lidhja Social Demokrate Maqedonase. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *