Home / Sport / Champagne, edhe zyrtarisht kandidat për të parin e FIFA-s

Champagne, edhe zyrtarisht kandidat për të parin e FIFA-s

Kandidati për president të FIFA-s, Jerome Champagne, njihet si mbështetës i futbollit të Kosovës, ndërkaq kishte qëndruar në Kosovë më 5 mars të këtij viti.

Ish-zyrtari i FIFA-s, Jerome Champagne, edhe zyrtarisht e ka shpallur të hënën kandidaturën e tij për të parin e FIFA-s, garë në të cilën për kundërshtar do ta ketë Sepp Blatterin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Kam nderin të ju njoftoj se sapo i kam shkruar Komitetit ad-hoc Elektoral të FIFA-s dhe presidentit të saj, Z. Domenico Scala, për të konfirmuar qëllimin tim për të garuar për president të FIFA-s”, ka thënë Champagne përmes një letre të postuar në ueb-faqen e tij, transmeton Koha,net.

Kandidati për president të FIFA-s, Jerome Champagne, njihet si mbështetës i futbollit të Kosovës, ndërkaq kishte qëndruar në Kosovë më 5 mars të këtij viti.

Ai ishte pritur nga Federata e Futbollit të Kosovës, ndërsa kishte përcjellë ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Haitit.

Champagne po më 5 mars kishte vizituar edhe ekipin përfaqësues të Kosovës derisa po zhvillonte stërvitjen e fundit në Obiliq, por nuk ishte prononcuar për media.

Champagne është këshilltar i FFK-së në procesin e kësaj të fundit drejt ndërkombëtarizimit. Më parë ishte këshilltar edhe i presidentit aktual të FIFA-s, Sepp Blatter.

Ish-diplomati francez, 55-vjeçari Champagne, ka punuar në FIFA për 11 vjet nga viti 1999 dhe ka qenë më herët sekretar i përgjithshëm i FIFA-s.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *