Home / Lajme / Maqedoni / Çmimore e re për shfrytëzim të stadiumit në qendrën sportive në Tetovë (VIDEO)

Çmimore e re për shfrytëzim të stadiumit në qendrën sportive në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 30 shtator – Komuna e Tetovës ka vendosur çmimore të re për shfrytëzimin e stadiumit në qendrën sportive në Tetovë.

Propozimi për çmimoren e re ka marrë dritë jeshile edhe nga shumica absolute në këshillin e komunës së Tetovës. Me këtë për një orë stërvitje shfrytëzimi i stadiumit do të kushtojë 750 denarë, kurse një orë stërvitje me ndriçim 1200 denarë. Ndeshja miqësore ose zyrtare për tre orë do të kushtojë 3000 denarë, kurse garat miqësore dhe zyrtare me ndriçim do të kushtojë 5000 denarë poashtu për tri orë, transmeton Televizioni Koha.

Sipas udhëheqësit të sektorit për veprimtari publike, Ahmet Qazimi, mjetete nga kontratat e nënshkruara do të shfrytëzohen me destinim, për mirëmbajtjen e stadiumit, ndërsa për garat me interes publik për komunën e Tetovës, për qëllime humanitar dhe për garat sportive komunale stadiumi mund të shfrytëzohet pa kompensim, kurse kërkesat dorëzohen në sektorin për veprimtari publike. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *