Home / Lajme / Maqedoni / Dënime me burg për pjesëmarrësit në konfliktet jashtë vendit

Dënime me burg për pjesëmarrësit në konfliktet jashtë vendit

3 shtator-‘Ai që rekruton, bën thirrje, apo në ndonjë formë tjetër nxit ndonjë qytetar të Maqedonisë që ti bashkëngjitet ndonjë formacioni ushtarak apo paraushtarak, apo që organizon stërvitje ushtarake dhe transporton persona të tillë, dënohet nga 1 deri më 5 vjet burg. Autori apo personi që shkel dispozitat e këtij ligji, pra, që merr pjesë në formacione ushtarake në ndonjë shtet ku ka konflikte të armatosura dënohet me së paku 4 vjet burg’.

Kuvendi i Maqedonisë debaton rreth ndryshimeve të reja në Kodin penal të cilat parashikojnë dënime me burg për personat të cilët në forma të ndryshme përfshihen në operacione luftarake të ndonjë shteti tjetër. Në nenin 322 pika A të këtij ligji që do të pësoj ndryshime rrënjësore thuhet se:

‘Ai që rekruton, bën thirrje, apo në ndonjë formë tjetër nxit ndonjë qytetar të Maqedonisë që ti bashkëngjitet ndonjë formacioni ushtarak apo paraushtarak, apo që organizon stërvitje ushtarake dhe transporton persona të tillë, dënohet nga 1 deri më 5 vjet burg. Autori apo personi që shkel dispozitat e këtij ligji, pra, që merr pjesë në formacione ushtarake në ndonjë shtet ku ka konflikte të armatosura dënohet me së paku 4 vjet burg’.

Ndryshimet e kodit penal i mbështet edhe partia e Ahmetit. Artan Grubi nga kjo parti kërkon që përmes individëve të caktuar të mos etiketohet e gjithë feja myslimane.

“Nuk mund të ekzistoj Islami apo krishterimi radikal, por mund të ketë vetëm individ radikal që nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë….. Shqiptarët janë krenarë për përkatësinë e tyre tek tre fetë dominonte në rruzullin tokësor dhe para së gjithash qofshin mysliman, ortodoks apo katolikë ata janë shqiptarë. Ekstremizëm dhe radikalizëm është pjesëmarrja e forcave paramilitare serbe në konfliktin në Ukrainë. Apo edhe në luftën në Maqedoni në vitin 2001. Ky ligj sillet pikërisht për të ndaluar ndërhyrjet e tilla dhe pjesëmarrje apo nxitje për pjesëmarrje në konfliktet e huaja ku ne myslimanë e të krishterë nuk kemi vend”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Ndërkohë sipas deputetit Pavle Trajanov ligji nuk zgjidh këtë çështje, por sipas tij nevojitet mobilizim më i gjerë, përfshirë bashkësitë fetare, partitë politike dhe sektorin joqeveritarë.

“Nuk duhet të presim shumë për dispozitat ndëshkuese të ligjit, bëhet fjalë për përcaktime fetare, besime, që problemin e komplikojnë edhe më shumë. Në këtë drejtim mendoj se duhet ti jepet një dimension më i fortë prevenimit. Në rast se bëjmë një strategji të gjitha shtete bashkë që të pengohen dukuritë e këtilla, atëherë më lehtë do ta luftojmë”, deklaroi Pavle Trajanov, LD.

Me ndryshimet e kodit penal gjithashtu parashihen dënime me më së paku pesë vjet burg për ata persona të cilën në kundërshtim me ndryshimet e miratuara në mënyrë direkte apo indirekte ofrojnë mbështetjen e tyre qoftë në forma organizative apo financiare përmes fondeve apo pajisjeve të ndryshme për personat e përfshirë në luftërat jashtë vendit.

‘Dënime deri më katër vjet burg parashihen për personat të cilët stërviten në forma të ndryshme në formacionet ushtarake apo paraushtarake të ndonjë vendi tjetër. Dënime deri më 4 vjet burg parashihen edhe për personat të cilët në rrjeteve sociale përmes ndonjë teksti të shkruar apo ndonjë video incizimi nxisin persona të tjerë të kryejnë veprat penale, pjesëmarrje në konfliktet ushtarake jashtë vendit’.

Ndryshimet parashohin dënime prej 1 deri më 5 vjet burg edhe për personat të cilën ndihmojnë apo fshehin personat të cilët kryejnë veprat penale apo pengojnë personat e autorizuar në zbulimin e autorëve të veprave penale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *