Home / Lajme / Maqedoni / Dezinfektohen rezervouaret e ujit në Gostivarë (VIDEO)

Dezinfektohen rezervouaret e ujit në Gostivarë (VIDEO)

Gostivar, 04 shtator – Në javët në vijim, do të përfshihet edhe fshatrat e ngelura që kanë sistem autonom të ujit për pije dhe që analizat treguan se është e nevojshme ndërhyrja jonë për të bërë dezinfektimin dhe hiperklorifikimin e rezervuarëve dhe instalimeve të tjera të ujit, thotë drejtori Memedali Xhaferi.

Pas rezultateve të marra nga Qendra për Shëndet Publik – Njësia Gostivar që tregonin se në disa instalime të ujit nëpër fshatra nevojitet ndërhyrja me hiperklorifikim, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit dhe me iniciativë të Bashkësive Lokale, Ndërmarrja Publike mori obligim që ta kryej këtë aktivitet. Kryetari i Komunës Nevzat Bejta urdhëroi që të formohet një ekip i posaçëm që do të merret me hiperklorifimin dhe pastrimin e sistemeve të ujësjellësit në këto fshatra. Ekipi ndodhet në terren dhe ecën fshat në fshat. Në bashkëpunim me banorët lokal, bëjmë dezinfektimin dhe hiperklorifikimin e rezervuarëve dhe instalimeve të tjera të ujit, tha në një takim me gazetarët, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi.

“Kryetari i Komunës Nevzat Bejta urdhëroi që të formohet një ekip i posaçëm që do të merret me hiperklorifimin dhe pastrimin e sistemeve të ujësjellësit në këto fshatra. Ekipi ndodhet në terren dhe ecën fshat në fshat. Në bashkëpunim me banorët lokal, bëjmë dezinfektimin dhe hiperklorifikimin e rezervuarëve dhe instalimeve të tjera të ujit.

Në bashkëpunim me përfaqësuesit e Bashkësive Lokale, i njoftojmë banorët e fshatrave përkatëse për ndalesën e përdorimit të ujit për 24 orë, sepse me hiperklorifikimin e ujit nuk lejohet përdorimi për pije dhe amvisëri brenda këtij intervali kohore. Jemi në kontakt vazhdimisht me banorët edhe drejtuesit e Bashkësive Lokale, dhe arrimë ta menaxhojmë situatën në terren që të mos ketë pasoja shëndetësore për popullatën lokale. Deri tash i kemi trajtuar sistemet për uji në fshatrat Simnicë, Gjenovicë, Mitrovi Krst dhe Llakavicë. Kemi krijuar një orar dhe në bazë të atij orari ekipi viziton fshatrat dhe i trajtojmë secilën veç e veç”, tha në një takim me gazetarët, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi.

Në javët në vijim, do të përfshihet edhe fshatrat e ngelura që kanë sistem autonom të ujit për pije dhe që analizat treguan se është e nevojshme ndërhyrja jonë për të bërë dezinfektimin dhe hiperklorifikimin e rezervuarëve dhe instalimeve të tjera të ujit, thotë drejtori Memedali Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *