Home / Lajme / Maqedoni / Diplomacia, Shqipëri – Kosovë vs Serbi – Maqedoni

Diplomacia, Shqipëri – Kosovë vs Serbi – Maqedoni

16 Shtator – Projekti për ambasada dhe përfaqësi të përbashkëta diplomatike ka ndarë dhe pozicionuar vendet e Ballkanit, edhe në planin diplomatik.

Shqipëria dhe Kosovë në njërën anë dhe Serbia dhe Maqedonia në anën tjetër, janë katër shtetet e Ballkanit Perëndimor që po mobilizohen dhe po krijojnë kushte të përbashkëta teknike, por edhe logjistike nëpër përfaqësitë diplomatike të tyre, jashtë vendit.

Serbia dhe Maqedonia që dje firmosën marrëveshjen për hapjen e përfaqësive të përbashkëta diplomatiko – konsullore, pas një ceremonie të përbashkët në Shkup dy ministrave të jashtëm Ivica Daçic dhe Nikola Popovski.

“Konsiderojmë se ky përbën një hap plotësues si në aspektin financiar ashtu edhe në racionalizim e resurseve që janë të domosdoshme dhe që në kushte të krizës financiare dhe ekonomike në BE janë shumë të rëndësishme”, deklaroi Daçiq dhe Poposki.

Por, Shqipëria dhe Kosovë janë një hap më përpara. Dyja vendet sot në Milano të Italisë do të inaugurojnë konsullatën e përbashkët Shqipëri – Kosovë.

“Kemi arritur 90 për qind të zotimeve për politikën e jashtme të ngritura në mbledhjen e fundit të Prizrenit dhe jemi të lumtur që po inaugurojmë konsullatën e përbashkët Kosovë-Shqipëri në Milano të Italisë, dikur një ëndërr tani e kthyer në realitet që do të jetë në shërbim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve tanë si një praktikë e mirë për t’u mundësuar të dyja vendeve tona një përfaqësim më të gjerë global, reduktimin e kostos financiare, si dhe në avancimin e raporteve tona ndërshtetërore në fushën e shërbimeve konsullore”, deklaruan ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në takimin e djeshëm në Tiranë. Ata premtuan se hapi tjetër është ambasada e përbashkët në Canberra të Australisë.

Këto veprime diplomatike të këtyre vendeve kanë nxjerrë në sipërfaqe një betejë diplomatike dhe të aleancave.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *