Home / Lajme / Maqedoni / Do të kthehemi në Kuvend, s’do të shërbejmë si alibi për zgjedhje të parakohshme

Do të kthehemi në Kuvend, s’do të shërbejmë si alibi për zgjedhje të parakohshme

13 Shtator – Kështu thotë në intervistën e tij ekskluzive për “Lajm” kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, duke sqaruar se partia e tij nuk është kundër zgjedhjeve,

PDSH-ja nuk do të lejojë që bojkoti i saj ndaj punës së Kuvendit të shfrytëzohet si pretekst për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe në rast se ndodh një tentim i tillë ne do të kthehemi në Kuvend. Kështu thotë në intervistën e tij ekskluzive për “Lajm” kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, duke sqaruar se partia e tij nuk është kundër zgjedhjeve, por nuk dëshiron të shërbejë si alibi për manipulime të pushtetit. Ai flet gjerë e gjatë edhe për kërkesat për ndryshime brenda PDSH-së, për kongresin e ardhshëm të partisë si dhe për situatën paszgjedhore në Maqedoni. Në këtë intervistë ai flet edhe për zhvillimet në PDSH- para kongresit të ardhshëm të partisë, për ngecjen e procesit euroatlantik të Maqedonisë, për zhvillimet mbarëshqiptare në Ballkan.

ISEN SALIU & FEJZI HAJDARI

Lajm: Zotëri Thaçi, intervistën po e fillojmë me zhvillimet e fundit në partinë tuaj, Si i komentoni iniciativat për reforma, ku kërkohet edhe dorëheqja juaj si dhe propozimin që të jeni kryetar nderi?

Thaçi: Nga situata të cilën e shoh prej brenda, mendoj se nuk ndodh diçka e tillë. Janë disa individë të cilët për arsye personale dhe disa Qendra mediatike, të cilat gjithmonë i mbështesin veprimet anti-PDSH. Pra bëhet fjalë për disa portale të cilat funksionojnë me sistemin, 50 euro apo 100 euro, të cilët përpiqen të krijojnë imazh se dikush po bën aktivitet. Në fakt, nuk po ndodh asgjë, por është një tentim i Zijadinit, për ta shpërlarë veten, për shkak se dëshiron të mbulojë shkakun e i vërtetë për konfliktin mes PDSH-së dhe Zijadinit. Normalisht, ne e kemi mbështetur kur u zgjodh për kryetar komune, por shumë shpejtë kuptuam nga aktivistë se Zijadini u implikua drejtpërdrejt në nepotizëm, reket dhe çështje korruptive. Shumë para zgjedhjeve, kam biseduar personalisht me të, se nëse nuk heq dorë prej këtyre gjërave, do të ballafaqohet me reagimin tim të ashpër, sepse unë edhe në bazë statutare edhe morale, jam i detyruar që njerëzit e tillë t’i largojë. Fillimisht, dukej se konflikti është për çështje kadrovike lidhur me bartësin e listës në Njësinë zgjedhore numër 5, mirëpo, unë isha i informuar se ka të bëjë me çështje tjera…

Lajm: Cilat janë çështjet tjera?

Thaçi: Ai dëshiron të ketë mbulesë politike për veprimet e tija kriminale, korruptive dhe nepotiste, duke ngritur argumente politike se ai kinse ai flet për një çështje të reformave të brendshme. Qytetarët e Strugës shumë bukur i dinë këto gjëra. Duhet ta kemi të qartë, se nëse duhet të bëhen reforma të brendshme, Zijadini duhet të jetë i pari që duhet të reformohet, sepse ka mbi dhjetë vite që ka ushtruar poste drejtuese, ekzekutive, legjislative në kuadër të PDSH-së dhe ka arritur të mira materiale me qindra mijëra dhe nuk bën pjesë në grupin e të rinjve që do ta reformojnë partinë. Çështja e reformave, kritikave, ndryshime të brendshme…, është tërësisht legjitime, për çfarëdo lloj partie që është demokratike. Mirëpo, unë, e lus opinionin të më kuptojë se kjo nuk ka asgjë të përbashkët me dezertimin që bëri Zijadini, pikërisht në momentin kur PDSH ishte në front. Kjo, mund të krahasohet me një ushtri e cila futet në luftim, kurse një njësit thotë ne po shkojmë në pushim në det! Kjo është tradhti ordinare. Këto lëvizjet tjera, që po i bën Zijadini se kinse dikush ju paska bashkëngjitë, aq sa janë qesharake, janë edhe të turpshme. Vetëm për ta qetësuar anëtarësinë e PDSH-së dhe njerëzit që e duan këtë parti… Ju them se bëhet fjalë vetëm për një aktivitet mashtrues dhe gënjeshtar. Këto kinse këshillat nismëtare që formohen në Kumanovë, Gostivar e Tetovë, njerëzit e partisë dhe aktivistët kryesorë i njohin këta individë, por anëtarësia e gjerë nuk i njeh. Ai i Kumanovës është BDI, ka qenë me Bardhyl Mahmutin në BDSH, e kështu me radhë. Për këta të Tetovës, nuk ka diskutim: Ruzhdi Matoshi ka qenë DR, Agrim Ramadani ka qenë DR, këta katër-pesë njerëz që janë aty, kanë qenë në parti tjera dhe nuk kanë të bëjnë aspak me PDSH-në. Njësoj është edhe në Gostivar, sepse Besim Dogani ka qenë në DR, Samet Rrahmani ka qenë me Rufi Osmanin, kurse kjo lojë apo shaka e turpshme kulminon me kërkesën e një këshilltari të RDK-së në Strugë, i cili kërkon reforma në PDSH. Këta nuk janë anëtarë të PDSH-së dhe kjo është njësoj sikur të mblidhemi ne nja 200-300 veta të PDSH-së dhe të kërkojmë kongres të BDI-së, që ta largojmë Ali Ahmetin. Këta njerëz nuk kanë të bëjnë me PDSH-në, mirëpo ne e çojmë punën tonë ashtu siç duhet. Kemi hyrë në fazën përgatitore të kongresit, kemi themeluar Këshillin për përgatitje të Kongresit dhe besoj se shumë shpejtë do të jemi në gjendje të mbajmë kongresin. Spektakle të tilla, se vëllai i Arben Xhaferit qenka me Zijadinin, janë qesharake. Krejt Tetova e di se vëllai i Arben Xhaferi është BDI, e jo PDSH dhe se bashkëshortja e tij e ka djalë daje kryetarin e BDI-së. Këto janë tentime për depërtime të brendshme. Normalisht, edhe unë punoj dhe me plot përgjegjësi i them opinionit se nëse e shihni një njeri të PDSH-së që ka hyrë te Zijadini, ai aty ka shkuar me detyrë që të kuptojë se çka po ndodh aty brenda. Këtë e them me plotë përgjegjësi. Nuk shoh kurrfarë problemi, por normalisht është për keqardhje kur shohim se si disa kuadro, që siç thonë në Shqipëri, kur e shohin lekun harrojnë gjithçka, madje edhe babë e nënë. Mënyra e këtillë e reformës, nuk pranohet në asnjë kod moral të shoqërisë. Nuk mundesh ti të kërkosh të zëvendësosh babanë, duke e sharë atë.

Lajm: Deri ku ka shkuar puna mes Thaçit dhe Selës. A ka hapësirë për pajtim?

Thaçi: Mua nuk më shkakton asnjë përshtypje, por flas vetëm për t’u sqaruar para opinionit, sepse nuk ja vlen as të flitet për Zijadin Selën. Me një njeri i cili keqpërdori një vullnet aq të madh timin, dhe përfundoi në korrupsion dhe reket të ulët, nuk ka vend për tejkalim të kësaj situate. Megjithatë, ka shumë njerëz dashamirë të cilët mendojnë se nga kjo pozitë që kam, duhet të tregoj shumë zemërgjerësi dhe t’i falë disa njerëz, por unë realisht nuk shoh asnjë shenjë të pendesës reale të Zijadin Selës. Përkundrazi, vazhdohet me manipulime që nuk kanë të bëjnë me të vërtetën, si nxjerrja e sloganeve: “PDSH-ja që fiton”. Unë them me plot bindje se ajo nuk është PDSH-ja që fiton, por PDSH-ja që tradhton. PDSH-ja e Zijadin Selës, e Ruzhdi Matoshit, e Besim Doganit, e Samet Rrahmanit…, me fakte të forta tregon që është, PDSH-ja që tradhton. Ia kuptoj sikletin, i duhet mbulesë politike për ato të bëra dhe të pabëra në pushtet lokal, por sigurisht se shumë shpejtë do të paguajë çmimin e këtij akrobacioni psikopat, sepse do të vijnë zgjedhjet dhe do të shohim a do të fitojë. Lloj-lloj etiketash vijnë nga ana e tij në llogari të PDSH-së, për gjoja gabime, e që s’kanë të bëjnë fare me të vërtetën….

Lajm: Zgjedhjet presidenciale nuk ishin gabim?

Thaçi: Jo, aspak. Unë dola në zgjedhje presidenciale me kandidat, por si duket nuk u kuptua mirë mesazhi dhe dhuna e ushtruar, nga ana e BDI-së e cila nuk lejoi që shqiptarët të dalin në votime. Strategjikisht, qëllimi im ka qenë i drejtë. Doja ta kishim një kandidat presidencial me 200-300 mijë vota shqiptare dhe të shkonim para maqedonasve me legjitimitet të fortë dhe t’i kushtëzonim. Ai thotë keni votuar Ivanovin, pse i kam marrë unë dy fletëvotime. Po nëse merr pjesë në një proces zgjedhor, dhe në raundin e dytë e bojkoton votimin, kjo tregon se ti je idhnak, që nuk ke çështje parimore. Ishte e padrejtë që ne të thërrasim për bojkot, sepse do të bëheshim pre e propagandës së BDI-së, se duke bojkotuar zgjedhjet presidenciale, do të zgjedhim problemet. Në fakt, kjo ishte një tallje me realitetin, sepse presidenti nuk ka forcë pushtetare për të zgjidhë problemet, por atë e posedon qeveria. Unë e kam thënë në fushatë, se nëse jemi të sinqertë për zgjidhje të problemeve tona, hajde të merremi vesh t’i bojkotojmë zgjedhjet parlamentare. Të caktojmë disa kushte dhe të ulemi përballë maqedonasve, t’ju themi se nëse nuk përmbushen ato kushte, ne nuk shkojmë në zgjedhje. Megjithatë, realiteti është ndryshe. Qytetarët e Strugës e dinë shumë mirë se Zijadin Sela, pushtetin e mbanë me ndihmën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, sepse ai nuk e ka shumicën në Këshill. Por, prapë them se këto gjëra i flas vetëm të t’u sqaruar para opinionit, e jo se pse më krijon ndonjë përshtypje. Këtë çështje do ta përmbyllë me këtë fjali: Ka shumë njerëz që janë të brengosur, ka shumë pyetje të drejtpërdrejta që vijnë nga dashamirë, e jo nga kundërshtarë të shqiptarëve, të cilët më pyesin se pse tradhti ndodhin vetëm në PDSH. Unë kur përgjigjem, përgjigjet e mia fillimisht duken shumë të forta, por ato janë të sinqerta. Nuk ndodh tradhtia në BDI, sepse në BDI, tradhtia është ulur këmbëkryq në udhëheqësinë e partisë. Kjo nuk është diçka e re që ndodh në PDSH. Nëse numërojmë se sa parti janë formuar prej PDSH-së që nga viti 93, me siguri numri do të arrijë në 10, e Hysni Shaqirit, e Alajdin Demirit, e Imer Selmanit, e Rufi Osmanit, e Bardhyl Mahmutit, dhe shumë të tjera. Pse kanë dështuar ata? Sepse, është më i mirë apo më i fortë Menduh Thaçi? Jo. Por, për shkak se unë me mund jam përpjekur ta mbajë rrugën e drejtë.

Lajm: Nuk duhet të harrojmë se PDSH-ja ka dalë nga një subjekt tjetër politik, kurse ju keni qenë udhëheqës i iniciativës brenda PPD-së, e cila përfundoi me formimin e PPDSh-së, e më vonë u bë PDSH. Pse mendoni se ju keni pasur atëherë të drejtë, kurse Zijadin Sela tani, nuk ka të drejtë?

Thaçi: Për një arsye shumë parimore: Unë kam qenë 29 vjeçar, kam qenë në PPD, kam qenë një aktivist shumë i fuqishëm, dhe përmes procedurës demokratike jam zgjedhur kryetar i Degës më të madhe të PPD-së, asaj të Tetovës, kurse asnjëherë nuk kam pasur post në institucione. Nuk kam qenë as drejtor i inspektoratit, që të marr rrogë prej 1.000 eurove në muaj, nuk më kanë shëtitur me veturë, e as nuk kam qenë deputet ose kryetar komune. Nëse njerëz të tillë kërkojnë reforma në PDSH, kjo do të ishte tërësisht legale dhe unë do të isha i detyruar të filloj të bisedoj me ata njerëz. Bile-bile, jam i gatshëm të pranoj edhe fraksione brenda PDSH-së. Mirëpo, fraksionet nuk formohen për çështje teknike dhe korruptive, por për çështje ideore, se a pajtoheni me një platforme apo jo?. Për të shkuar shumë larg dhe për të përdorë argumente të padrejta, Zijadini thirrej te platforma e Arben Xhaferit. Dolën argumentet dhe njerëzit që kanë punuar në hartimin e platformës së re të PDSH-së, kur unë kam qenë kryetar i partisë. Shprehimisht, unë kam bë 1 për qind të punës, por dua të shfrytëzoj rastin që publikisht këshilltarët e mi, që në vitin 2009 kanë punuar në këtë platformë, sepse opinioni ndoshta ka harruar punën që ata bënë në vitin 2009. njëri prej tyre është Nijazi Muhamedi. Ai nuk është në PDSH, ndoshta është kundërshtar i PDSH-së, por nuk mund t’ia mohoj punën që ka bërë. I ndjeri Isen Ramadani, ish anëtarë i Lidhjes Komuniste, por është fakt se ai ka dhënë kontribut. Ishte profesoresha Valbona Toska, profesori Ismail Bardhi nga fakulteti teologjik… të gjithë ata kanë dhënë kontributin e tyre.

Lajm: Kur do të jetësohet në praktikë kjo platformë e cila ende është vetëm në letër?

Thaçi: Atëherë kur ne do të fitojmë legjitimitetin e shumicës së shqiptarëve. E di se është punë e rëndë, por ndryshimi i situatës me vota është forma më e padhembshme. Kemi shumë obstruksione dhe vështirësi, por ne rrotullohemi te 70 mijëshi i votave, ndonjëherë 68 mijë, ndonjëherë 75 mijë. Mirëpo, besoni se kjo platformë është aq e drejtë dhe e realtë, prandaj ka aq shumë kundërshtarë të fortë, sidomos maqedonas në pushtet dhe opozitë, të cilët e dinë se po të fitojë kjo platformë legjitimitetin, siç thonë kosovarët, s’ka qare pa u bë!. Në anën tjetër, edhe bashkësia ndërkombëtare është shumë skeptike ndaj kësaj platforme, sepse edhe ata e dinë se kur të fitojë legjitimitetin kjo platformë, patjetër duhet të zgjidhen problemet e shqiptarëve. Nga ana tjetër, ata preferojnë paqe, gjë që preferoj edhe unë, preferojnë stabilitet, që preferoj edhe unë, por unë dalloj pak: paqja dhe stabiliteti pa drejtësi, nuk funksionon dhe herëdo kur kalon në jo stabilitet.

Do të insistoj të kem kundërkandidat në kongres

Lajm: A do të kandidoheni për kryetar në kongresin e ardhshëm dhe a do të të keni kundërkandidat?

Thaçi: Pyetje pak e koklavitur për mua… Dua të jem i sinqertë, nuk dua të dal diplomat para opinionit, dhe të them se sikur të mos më kandidojmë, s’do të kandidohem. Kam një siklet tjetër. Kjo parti është formuar me shumë mund, me shumë djersë e gjak, është ruajt dhe kam frikë se armiqtë e kësaj partie, mund ta likuidojnë shumë shpejt, sepse ka platformë tërësisht kombëtare. Njerëzit që kanë mbështetë këtë parti janë shpirtënisht të lidhur me këtë parti. Kurrgjë s’më bënë përshtypje, asgjë nga aspekti i beneficioneve. Por nuk dua këta njerëz t’i sjelli në një zhgënjim të madh dhe të sillem si një mistrec që i braktisë, nuk do t’i braktisi. Dhe, po të mos jem kryetar partie, unë këtu jam, ky është organizmi që është krijuar nga unë, prandaj asnjëherë nuk do të largohem. Do të insistojë shumë, edhe pse kompetencat i ka Këshilli për organizimin e Kongresit, që t’i bindi që së paku të kem një kundërkandidat. Dhe, këshilli bashkërisht me mua, të jetë garanci se nuk do të ketë shkelje të normave. PDSH-ja është e vitit ‘21, ‘33, ‘45, ‘68, ’81…, vazhdimësi e një ideje që une po mundohem me nder ta mbrojë. Nëse çmimi i Zijadinit është 100 mijë euro, merreni me mend sa është çmimi im. Po nuk i qasem kësaj mënyre të logjikimit. Reforma duhet të jetë e shëndoshë, e jo në stilin siç thoshte Shqipëria me një kohë: “Hiq Bakallin, sill çakallin”. Reforma duhet të jetë e brendshme dhe e shëndoshë. Shumë djem, shumë vajza, kemi brenda PDSH-së që mund ta çojnë përpara. Duhet të pranojmë që pika jonë shkon ndesh me qasjen e ndërkombëtareve për Maqedoninë. Qasja e ndërkombëtarëve është paqe dhe stabilitet, ndërsa ne kërkojmë drejtësi. Këtu ka një manipulim të madh historik, ata (BDI) erdhën për të na çliruar, ndërkaq ne vazhdojmë dita-ditës të ndihemi më keq se zezakët e Afrikës Jugore. Nuk mund t’na bind neve të PDSH-së, pasi xhepi, ekonomia jonë, familjare e kombëtare, është më e dobët se para 12 vjetëve.

Nuk i fus shqiptarët në betejë, pa qenë të përgatitur

Lajm: Kur u paraqit në skenë si subjekt i veçantë, simbol i PDSH-së ishte rebelizmi dhe protestat. Sot po ndodhin padrejtësi të shumta ndaj shqiptarëve, vrasje, helmime, rrahje dhe dënime të përjetshme, kurse PDSH si subjekt më i madh opozitar shqiptar, nuk ka organizuar asnjë protestë. Cili është shkaku?

Thaçi: Ne në vitin 2001 u anatemuam si parti. Ata që thoshin se ishin çlirimtarë, erdhën me pushkë, na rrëzuan nga pushteti, dhe për të mos ta përdorë të njëjtën metodë, e për të bërë luftë civile, ne e pranuam. Më pas iu nënshtruam disa proceseve zgjedhore tërësisht të padrejta. Dikush thotë na jep argumente. Në një shtet, kur 12 vjet radhazi humbë me rezultat:18 mijë vota BDI, 300 vota PDSH, 13 mijë vota BDI, me 400 vota PDSH, aty nuk merr erë demokracia. Ata, kur duan të jenë cinik, thonë na jep argumentet?! I sheh argumentet te Stalini edhe Enver Hoxha! Në botën e përparuar, gjëja më e keqe nuk është terrorizmi, por trembja… Në fakt, kur ti e tremb njeriun, atij ia merr lirinë. Ka 12 vjet që ata po flasin me këtë gjuhë, por kjo gjuhë nuk po kapet, dikujt i konvenon kjo gjendje. Aty bëjnë pjesë edhe një pjesë e drejtuesve të këtushëm, të Brukselit, e Uashingtoni, të cilët nuk shtyjnë një hap më përpara. Po ta kishin bërë këtë hap, nuk do të ishim më në këtë gjendje. A mund ne të shkojmë një hap më tutje? Po, natyrisht që mundemi. Me këtë përvojë, nuk kalkuloj me gjëra të rrezikshme, nuk bëjë shaka. Rasti ‘Monstra’, tregoi se të tjerët bëjnë shaka, këto frizura, që dolën në rreshtin e parë, e shkatërruan protestën. Pse unë isha i kujdesshëm, për të mos e keqpërdorë politikisht? Nuk doja t’ju jepja argumente të tjerëve, gojëligëve që nesër të më akuzonin se dua ta kapitalizoj protestën për të ardhur në pushtet. Kur e godet njeriun 100 herë në një vend të njëjtë, ai më humb ndjeshmërinë. Ne 100 herë kemi thënë se të drejtat e shqiptarëve janë sakatosur dhë shkatërruar, ndarja e buxhetit është e patolerueshme…. Dhe tani vijmë në një situatë paradoksale kur duhet të pyesim: Vërtetë shqiptarët kanë votuar BDI-në, se e respektojnë Car Dushanin? A vërtetë shqiptarët kanë votuar për BDI-në që kjo ti burgosë shqiptarët çdo ditë, t’i dënojë kur t’ju teket? A vërtetë gjithë profesorët e pedagogët janë më BDI-në!? Nëse përgjigja ëhstë po, situatat do të vazhdojë kështu, sepse këto telashe u vijnë shqiptarëve prej atyre që i kanë votuar. Vërtet mendon ministri i Arsimit, se mund t’na tallë me numrin e nxënësve shqiptarë. Numri i nxënësve shqiptarë është zvogëluar në mënyrë drastike. Shkoni në Sllupcan, Poroj, Veleshtë, e gjetiu. Pyetni se sa nxënës i kanë pasur në vitin 1990 dhe sa i kanë tash. 12 vite rresht ju themi se ky rezultat është i papranueshëm dhe se shqiptarët e Maqedonisë nuk votojnë të lirë. Për këtë është fajtorë edhe OSBE-ja. Çdoherë ju themi rezultati në malësi të Kërçovës, është i pa pranueshëm, në malësinë e Tetovës, të Likovës. Kjo ndodhë për shkak se nuk ka gatishmëri për të hap problemin kryesor, e ky është se jemi i vetmi popull në Evropë, me këtë nivel të ulët të të drejtave. Një ambasador më tha z. Thaçi ju funksiononi: “kjo e imja, kjo e jotja”!.Unë e pyeta: Si punon Gruevski: “kjo e imja, edhe kjo e imja”, të gjitha të atij. Ai për zhvillimin e mediave shqiptare jep 1%, për kulturën shqiptare 1% e jep … këto janë padrejtësi të skajshëm. Normalisht të tretët, që po e bëjnë këtë lojë, janë ata prej të cilëve jam në zor të madh, këto 10 vite. Kush janë këta: Bardhyl Mahmuti, Imer Selmani, Hysni Shaqiri, Rufi Osmana, duke e ditë se nuk fitojnë asgjë, vetëm me dalje në zgjedhje të sponsorizuara nga BDI dhe qarqe qeveritare, pamundësojnë fitoren e PDSH-së. Dikush thotë: A aq i fortë është Zijadin Sela?! Me plotë përgjegjësi ju them, Ziadin Sela e ka dëmtuar PDSH-në, më pak për 4 deputet më shumë për 6, Rufiu më pak për 2 më shumë për 3 deputetë… Unë më plotë vetëdije kam pranu këtë betejë të pa drejtë, jodinjitoze, vazhdojë me këmbëngulë. Imer Selmani sot është BDI, Rufiu, … Ziadin Sela BDI. Nuk ka sqarim tjetër. E pranojë, nuk dal në rrugë, nuk bëjë demonstrim. Nuk jam lider që e fut popullin e vetë në betejë të armatosur, pa qenë i përgatitur ai popull. E kam përjetuar njëherë më të ndjerin kryetar, kur për punën e Kalasë në Tetovë, miqtë tanë na thanë: “Ju do të bëni, çfarë t’ju themi ne! Në rregull! Pse po i nxjerri tash këto gjëra? Sepse burimi është atje, sepse Ali Ahmeti me rastin e Kalasë, ka pranuar Marrëveshjen e Frovikut, gjeneralit Amerikan dhe marrëveshja ishte, leni armët ikni nga të doni, dhe mbyllet këtë muhabet. Të ngritesh në piedestalet e pushtetit nga qindra ushtarë të vrarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe civilë, dhe sot ata t’i ekzekutosh në mënyrë më mafioze i bën vetëm ai tjetri. Kam bërë plotë gabime, por me kësi gjëra, nuk merrem.

Lajm: Pse u takuat para zgjedhjeve me drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, duke e pas parasysh se ai ka reputacion negativ te shqiptarët. A mendoni se kjo u dëmtoi në zgjedhje?

Thaçi: Si pikë e parë Mijallkovi është bashkëpunëtor i Ahmetit. Çështja tjetër është se unë jam lider partie. Jam takuar 4 herë me Gruevskin, 2 herë ka qenë Martin Protugeri, 2 herë ka qenë Mijallkovi, si anëtarë i kryesisë VMRO-s, kurse me mua ka qenë Ernad Fejzullahu. Por jam takuar 4 herë edhe me Ali Ahmetin dhe me mua ka qenë Miat Sadiku. Mirëpo, këtu është problemi se LSDM-ja duke dashur ta shkatërrojë PDSH-në, mbante shpresë tek BDI-së, kurse BDI-ja ishte nën hipotekë të VMRO-së. Dikush do të thotë pse u takuat me të dy? Sepse , doja të kuptoja se kush po gënjen, dhe nga takimet mora vesh se po gënjente Ali Ahmeti. Po ashtu unë doja të kuptoja, se kur do të ishin zgjedhjet. Sa i përket rezultatit, si kryetar i partisë duhet t’i mbajë të gjitha përgjegjësitë, edhe kur ke rezultat të keq, edhe të mirë. Nëse gjeni ndonjë lider partie në Ballkan, që e ngritë partinë dyfish në vota, për 3-4 vjet, ma thoni. Kontributin më të madh për mos triumfura PDSH-ja e kanë njerëzit e ligë. Imer Selmani ditën e fundit shkoi në BDI, Zijadin Sela dha zor si kurrë më parë, me shkatërru PDSH-në, ndërsa Rufi Osmani hyri në garë edhe pse e dinte se nuk do të fitojë më shumë se një deputet. Të gjitha këto ishin vota të opozitës.

Lajm: Ku mbeti premtimi se me një deputet do të jeni në Qeveri?

Thaçi: Është edhe një kritikë tjetër që më adresojnë mua, në mënyrë të padrejtë, se kinse njëherë doja të hyja në qeveri, ndërsa tani jo. Nuk ka lider që hynë në zgjedhje dhe nuk don të hyjë në qeveri. Më kanë nxjerr prej konteksti, unë kam thënë ne do të hyjmë në qeveri, po nuk është puna kryesore me hy në qeveri. Puna është se ne duhet të sigurojmë vullnetin politik të shqiptarëve, që ta zbatojmë platformën tonë. Kjo modë u bë qesharake, hajde prej mali, drejt e në qeveri. OK, ja sot BDI-ja është në qeveri. Po, ama çështja shqiptare nuk po zgjidhet, ndërsa ne vazhdojmë të jetojmë ! S’kam punë unë me Gruevskin, unë kam punë me këta që ia japin votat Ahmetit. Shikoni, disa ia japin votat Ahmetit, dhe pastaj thonë Gruevski i keq. Sinqerisht kjo nuk ka kurrfarë logjike! Vetë kundërshtarët e mi dhe të PDSH-së, kanë thënë: “hallall, me një mikrofon 50 euro, arriti 70 mijë votues”. 1 milion bilborde BDI-ja, 13 PDSH është shumë e dukshme, ku merren ato pare ku cohen. Sulmet ndaj neve kanë qenë të mëdha, luftë. Unë arsyetoj veten, arsyetoj partinë dhe shqiptarët, çështjen shqiptare. Kur flisja gjatë vitit 2002, më thoshin ky flet sepse e humbi pushtetin, por ja që sot u vërtetua ajo që kasha thënë atëherë. Nga 2001 nuk ka levizë asgjë. Unë vë bast publik me dorëheqje, me një pyetje për Ali Ahmetin: A ka drejtues shqiptarë më shumë sot në Tetovë, apo në 2001

Lajm: Para dy javëve ndodhi një incident në Kuvend, pas të cilit ju lëshuat Kuvendin që tani funksionon pa opozitë. A mund të presim të ktheheni më shpejt, apo do të vazhdoni bojkotin?

Thaçi: Orhanin e njoh, para 30 vjetësh, njerëzit tash e njohin si deputet, une e di prej ku ka dalë, si ka rrugëtuar… Ai ishte i detyruar, sepse fyerjet e tilla nuk mundi t’i durojë. Shprehë keqardhje që erdhi deri te ky akt. Ne vendosëm me dal prej parlamentit, që të mos nxehet më tepër situatë. Qasja BDI-së, ishte se ata mund të na rrahin dhe të nxjerrin çallëm, pastaj se ata janë më shumë se na mundin fizikisht…, por dikush ua shkeli bishtin. VMRO-ja edhe ajo i ka pasojat e rënda, bëri apel për pajtim. Tani, pretekstin për zgjedhje të parakohshme, duan të na i hedhin neve.
Nuk dua të jem alibi për zgjedhje të parakohshme. Por, tash them publikisht se ne nuk jemi për zgjedhje, por vendimin përfundimtar do ta sjellim me qetësi pas Kongresit. Na kanë fituar padrejtësisht, i kanë ble votat, mirë. Tash le t’i plotësojnë premtimet. Ahmeti tha nëse nuk hyjnë në NATO, do të ketë zgjedhje në shtator!! Tash del dhe thotë “punë e madhe”, unë jam në qeveri. E shihni ku qëndron hipokrizia e Ahmetit. Unë nuk bëjë pjesë te ata shqiptarë naivë që mendojnë se LSDM është më e mirë se VMRO-DPMNE. Ku e kanë burimin të padrejtat tona !? LSDM-ja mua babanë ma bëri UDB, pra ma rrotulloi në varrë. Ajo e nxori atë, se unë kinse fitojë nga “Interprometi”. “Interprometi” është shoqatë aksionare, një pjesë të aksioneve e ka vëllai im, i cili aksionet i ka blerë nga personat fizikë, pra nuk i ka blerë nga shteti, ndërsa një pjesë tjetër të aksioneve i kanë do shqiptarë tjerë, që kanë punuar 20-30 vjet në Zvicër dhe shoqata aksionare nuk funksionon siç thotë LSDM-ja dhe BDI-ja, por shoqata funksionon si të gjitha shoqatat tjera duke respektuar dispoziat ligjore që i është nënshtruar kontrolleve të rregullta të Drejtorisë së të ardhurave publike dhe institucioneve tjera. Definitivisht, unë nuk kam kurfarë interesi nga “Interprometi”.

Lajm: A mund të reflektojë ky incident edhe jashtë Kuvendit, a keni biseduar me kryetarin e BDI-së Ahmeti lidhur me këtë?

Thaçi: Jo, nuk kam biseduar, por kam kontribuar që të mos shkojnë punët më larg. Ne nuk kemi ne probleme personale. Në të njëjtën kohë, i bëjë apel të gjithëve që ta kuptojnë si betejë politike dhe asnjë moment si betejë personale. Të dy i njohë, edhe Orhanin edhe atë Rexhaili. Ky i fundit s’ka pas guximin ta shikojë në sy Orhanin. Rexhaili është pjesë e një skenari të BDI-së. Unë kur kuptova se ka ndodhë incidenti, që në atë moment e kisha të qartë situatën. Ky ishte kurth politik, për t’na likuidar prej aty (në Parlament), që ata të mbeten vetëm si të vetmit shqiptarë. Ashtu përgatiten të bëjnë edhe me pedagogët, për të cilët përgatisin mundësi ligjore për t’i zëvendësuar pedagogët që bënë grevë. Diktaturë, koment tjetër s’ka! Kjo, as në Kinë nuk ndodhë.

Lajm: Si i komentoni zhvillimet aktuale në hapësirën shqiptare në Ballkan, në Shqipëri në Kosovë. A mundemi ende të themi se ky shekull do të jetë i shqiptarëve?

Thaçi: Shqipëria anëtare e NATO-s, Kosova është në rrugë të mirë, shqiptarët e Maqedonisë e bënë rezultatin zero. Si popull jemi euforik!. Por kur Ali Ahmeti, na thotë se gjuha shqipe përdoret është zyrtare, në momentin ku ajo zyzrtarisht nuk përdoret pothuajse askund, interesant ne nuk shfaqim atë euforizmin, përkundrazi në momente edhe duartrokasim. Kjo sinqerisht më habit dhe brengos. Mendoj se kemi edhe shumë për të bërë.
Me Ramush Haradinajn, jam aleat i drejtpërdrejt. Pres që shumë shpejt gërçi politik të zgjidhet në Kosovë. Sepse, ka shumë punë, çështja e rëndësishme është dialogu. Serbisë i konvenon që kjo të vonohet. Në Shqipëri, kam aleat Ilir Metën. Unë respektojë kryeministrin dhe liderin e opozitës. Fatmirësisht, Shqipëria e mori statusin e kandidatit për në BE, dhe kjo do ta shtensionoj konfliktin politik, e pastaj edhe tjera gjëra do të përmirësohen.

Mosanëtarësimi në NATO sjell pasoja negative

Lajm: Cilat do të jenë sipas jush pasojat nga procesi i ngecur euroatlantik i Maqedonisë?

Thaçi: Nuk duket asnjë shpresë se diçka do të ndryshon. Maqedonët thonë se grekët janë fajtorë, shqiptarët merren me lojërat e Ahmetit “hajt nesër…”. Maqedoninë e pret situatë krize, në të gjitha aspektet. Kur s’ke siguri, kurse siguri s’mund të kesh pa u bërë pjesë e NATO-së, gjë që ë lëshuan rastin të na fusin aty. Natyrisht, se kur s’ke siguri, s’ka edhe investime nga jashtë, gjë që do të bënte hapjen e vendeve të reja të punës.

Lajm: Si i komentoni paralajmërimet për formim të subjekteve të reja politike?

Thaçi: Mirë, legjitime demokratike s’kam të drejt të ju them, mos u organizonu politikisht. Por, emrat që i përmenda më herët, vetëm pengojnë opozitën e vertëtë. Problemi është se këta luajnë lojën e jeniçerëve, dhe duhet të jemi të kujdesshëm.

Lajm: Si e komentoni lirinë e mediave në Maqedoni, e cila ka rënë në rangun më të ulët që prej pavarësimit të saj?

Thaçi: Lirinë e mediave është në gjendje tejet të vështirë. Ju përgëzoj për guximin që keni marrë, për të më intervistuar, mendoj si lider opozite. Mediat tjera mua s’më marrin, se kanë telashe njerëzit. Unë jo se kam qenë engjull, edhe unë i kam gabimet e mia. Gjithë kur bien në opozitë, e shohin një media që ka qenë kundër tyre, tani s’është. Të gjithë si media apo opinionistë, që kanë qenë kur PDSH ishte në pushtet i kuptojë, por tash kur PDSH-ja është në opozitë dhe prapë neve na sulmojnë, sinqerisht nuk i kuptojë. I lus mediat shqiptare, të kultivojnë mendimin opozitar shqiptarë, dhe jo të vihen në shërbim të LSDM-së. Ka media, nuk dua të merrem me emra, por që qartazi janë vënë në anën e opozitës maqedone dhe qartazi në anën e pozitës shqiptare.
Nëse nuk garantojmë me ligj lirinë e mediave, do të kemi telashe. Disa prej mediave që kot më kanë akuzuar pa kurrfarë baze argumenti, i kam paditur. Nuk është në rregull që 90 për qind e mediave, pamëshirshëm ta godasin opozitën.
Shqiptarët e Maqedonisë do të përfitojnë nga Ramushi kryeministër
Lajm: A do të ketë ndonjë ndryshim pozitiv për shqiptarët e Maqedonisë nëse kryeministër në Kosovë zgjidhet miku juaj, Ramush Haradinaj?

Thaçi: Besoj se do të ketë shumë ndryshime për të mirë. Për shkak se unë jam i drejtpërdrejt, edhe Haradinajt kur të bëhet kryeministër, do t’ia tregojë hallet dhe telashet e shqiptarëve të Maqedonisë. Pozicioni i tij në aspektin kombëtarë është i legjitimuar, sidomos rasti kur dy herë u paraqit në Hagë, me faqebardhësi për kombin e luftërat… Thjeshtë jam optimist.
Lajm: Një kohë ishit mjaft i afërt edhe me Hashim Thaçin. Çka ndodhi më pas?
Thaçi: Na ka bashkuar sikleti i përbashkët kombëtarë. Ka qenë koha e luftës në Kosovë, ne atëherë fatmirësisht ishim në qeverisje dhe atëherë dhamë kontributin tonë. Pastaj ndodhën keqkuptime, por sidoqoftë, ai ka respektin e PDSH-së si institucion.
ISIS-i është i dëmshëm, shqiptarët të mos identifikohen me ata
Lajm: Një dukuri shqetësuese është edhe shkuarja e të rinjve shqiptarë për të luftuar në vende të huaja me motive religjioze. Si e komentoni këtë dukuri?

Thaçi: Shqiptarët kurrë nuk do të kenë telashe të brendshme. Duhet të jemi të kujdesshëm si thotë populli: “Të mos bëhemi ma katolik, se papa”. Nëse dikush i ka bërë dëm më të madh Islamit, më së shumti është ISIS-i. Ne nuk guxojmë të identifikohemi me ata. Mendojë se do të tejkalohet kjo situatë. Dëshira e madhe e shërbimeve sllave, është për t’i etiketuar shqiptarët, dhe për t’ia prishë imazhin shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *