Home / Lajme / Rajon / Dy shqiptarë vriten nga prorusët në Ukrainë?!

Dy shqiptarë vriten nga prorusët në Ukrainë?!

6 shtator-“Marrja në pyetje zgjati pesë orë. Donin ta dinin a kemi shkuar për para dhe kush e ka organizuar udhëtimit. Donin të na lidhnin me financuesit rusë, por ne kemi shkuar me mjetet tona”, tha një çetik për Vesti, transmeton Telegrafi

Çetnikët serbë që kanë luftuar në Ukrainë, në aeroportin e Beogradit u pritën nga pjesëtarët e shërbimit të zbulimit BIA.

Shërbimi sekret interesohej për qëndrimin e tyre në Novorusi, siç e quajnë ata rajonin rreth Dunetskut dhe Luganskit, që ka ngritur krye kundër Kievit.

“Marrja në pyetje zgjati pesë orë. Donin ta dinin a kemi shkuar për para dhe kush e ka organizuar udhëtimit. Donin të na lidhnin me financuesit rusë, por ne kemi shkuar me mjetet tona”, tha një çetik për Vesti, transmeton Telegrafi.

Gjatë luftimeve në Ukrainë, çetnikëve u janë shkatërruar pasaportat, kështu që ata iu drejtuan ambasadës serbe. Kështu BIA u informua për emrat e tyre.

Sipas Vestit, në anën e forcave ukrainase luftojnë dy shqiptarë dhe një kroat, të cilët janë zhdukur para dy javëve. Thuhet se ata janë arrestuar, por për fatin e tyre nuk di askush asgjë: as nëse mbahen të burgosur e as nëse janë të gjallë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *